TIRANE- Sali Berisha mbron kryetaren e ILDKP-së tek ambasadroi britanik. Në një takim që ish-kryeministri Berisha zhvilloi me diplomatin britanik në Tiranë, i shprehu atij shqetësimin mbi nismën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimorë mbi punën e bërë nga ana e kryetares të ILDKP-së, Zana Xhuka e cila ka refuzuar disa herë të raportoj në Kuvendin e Shqipërisë mbi deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë si edhe rastet e konfliktit të interesit që ata mund të kenë me pasurit e tyre të deklaruara.

Në njoftimin që Berisha postoi në “facebook” mbi këtë takim, theksoi se i ka shprehur ambasadorit të Britanisë së Madhe Nicholas Cannon se mazhoranca synon që të uzorpoi insitucionete pavarurua dhe si rast i është referuar nismës së deputetëve të majtë për ngritjen e një komisioni hetimorë për të verifikuar punën e bërë nga ana e Zana Xhukës. “Sulmi kundër institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të vendit, është axhenda kryesore e qeverisë. Kështu, për të fshehur pasuritë e tyre, qeveria Rama-Meta do me çdo kusht të shkarkojë kryetaren e ILDKP”,- theksoi Berisha në “facebook”.

Pavarësisht se nuk është më kryetari i Partisë Demokratike, Berisha viojn që të shfaqet si drejtuesi i saj. Në takimin e djeshëm të zhvilluar me ambasadorin britanik, Berisha u ankua për të gjitha zhvillimet politike duke theksuar se qeveria e Kryeministrit Edi Rama po hedh poshtë të gjitha vendimet që ai ka marrë në kohën kur ishte kryeministër. “Gjatë këtyre muajve, ai ka dhunuar me vendime të qeverisë, nenet e Kushtetutës që garantojnë pronën, banesën dhe simbolet; ka dhunuar ligjin për statusin e nëpunësit civil; ligjin e pushtetit vendor dhe atë të urbanistikës; ligjin e Policisë së Shtetit; ligjin e statistikave të vendit; atë të Komisionit të Prokurimeve Publike; ligjin e Agjensisë së Pastrimit të Parave; ligjin e Inspektoriatit të Ndërtimit; ligjin për bordin e mediave dhe audiovizionit (AMA) etj”, u shpreh Berisha. Ky është takimi i rradhës që ish-kreu i Partisë Demokratike zhvillon me diplomatët e huaj, pavarësisht se ai nuk ka më as një post drejtues në Partinë Demokratike. E.Koçi


Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)