Berisha mbyll vizitën në Francë
takon Fillon: Opozita ktheu kurs
Berisha: Kryeministër derisa
të më thonë lamtumirë
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, kryeministri shqiptar edhe në takimin me homologun francez është ndalur te bojkoti dy vjeçar i opozitës. Të dy kryeministrat folën për energjinë e rinovueshme, projektet për transportin publik në Tiranë, modernizimi i administratës publike.
PARIS – Në ditën e fundit të vizitës në Francë, kryeministri Berisha ështe pritur nga homologu i tij francez, Francois Fillon.
Sipas njofitmit të zyrës së shtypit të kryeministrisë, kreu i qeverisë franceze i cilësoi marrëdhëniet politike mes të dy vendeve si shumë të mira, ndërsa shprehu interes për fushat e bashkëpunimit me interes dypalësh.
Kryeministri shqiptar edhe në takimin me kryeministrin francez është ndalur te bojkoti dy vjeçar i opozitës.
“Pas dy vjet bllokimi të jetës politike, i cili dëmtoi interesat e vendit, opozita pranoi ofertat politike të bëra nga mazhoranca gjatë dy viteve dhe tashme situata politike dhe jeta parlamentare janë normalizuar dhe një sërë reformash me rëndësi për procesin e integrimit europian, përfshirë atë zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, kanë filluar të zbatohen”, deklaroi Berisha.
Të dy kryeministrat u ndalën tek energjia e rinovueshme, projektet për transportin publik në Tirane, modernizimi i administratës publike, projektet në bujqësi dhe pastrimi i ujërave si fusha me interes për investime apo ku Franca mund të ofroje ekspertizë dhe asistencë.
Kryeministri Berisha renditi disa histori suksesi të investimeve madhore franceze si kompanitë Sagem në prodhimin e dokumenteve biometrike të identitetit, Eurocopter, Societe General, Credit Agricole dhe së fundmi Carrefour, që janë shembull për investime të mëtejshme.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.4%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1420
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë
30 Mars, 12:45
-
Berisha sulmon Veliajn dhe ironizon mazhorancën: I bëni fresk pylltarit 1 milionësh! Balla: E prishim Ramazanin po u morëm me ty! Gogu: Mos u merr me socialistët
30 Mars, 12:45
-
Mbreti Charles III i Britanisë vizitë zyrtare në Gjermani, i pari monark që mban një fjalim në Bundestagun gjerman
30 Mars, 12:39
-
'Tirana e ka të fituar kampionatin', Tefik Osmani: Duam edhe Kupën! Ja pse s'luajmë në 'Air Albania'
30 Mars, 12:39
-
Fileto gici e mbushur me patate furre nga zonja Albana
30 Mars, 12:35
-
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
30 Mars, 12:31
-
Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi
30 Mars, 12:30
-
‘Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë, e Nexhmijes 125 mijë’, Rama me punonjësit e Kryeministrisë shpjegon rritjen e rrogave
30 Mars, 12:28
-
‘Më jep 50 mijë lekë dhe të jap patentën’ arrestohet 56-vjeçari në Dibër që i premtoi të riut se do ta pajiste me leje drejtimi
30 Mars, 12:26
-
Kima tradicionale me mish viçi dhe vezë nga zonja Albana
30 Mars, 12:26
-
Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”
30 Mars, 12:25
-
Kampion ballkani në ski, Denni Xhepa ngre lart flamurin kuqezi në Bullgari
30 Mars, 12:19