Berisha mbyll vizitën në Gjermani
“Gjithçka për rritjen ekonomike”

Berisha mbyll vizitën në Gjermani<br />“Gjithçka për rritjen ekonomike”
MYNIH – Kryeministri Berisha në mbyllje të vizitës së tij në Gjermani ka deklaruar se do të vazhdojnë reformat për rritjen ekonomike në vend. Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Berisha tha se do të shfrëtëzohen të gjitha potencialet e vendit për të nxitur zhvillimin jeshil.
“Ky model ka nevojë të përsoset më tej. Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, jo me masa të cilat nëpërmjet rritjes së taksave shkatërrojnë qindra dhe mijëra vende pune, por me standarde të tjera liberale të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset”, tha kryeministri.
Në këtë kontekst, sipas tij, analizohen dy modele: një model i bazuar në një faturë shumë të madhe sociale dhe taksat të larta, i cili përjeton vështirësi serioze, dhe një model tjetër i bazuar në nxitjen e rritjes ekonomike, i cili i qëndroi krizës dhe nuk njohu recesionin.
“ Vizioni apo mësimi që nxirret është që të bëjmë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që kemi në vend për ta nxitur atë, për të zgjeruar hapësirën, për të vazhduar përpjekjet për një zhvillim jeshil të vazhdueshëm të Shqipërisë”, deklaroi Berisha në ditën e fundit të qëndrimit në Mynih.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm