TIRANE-  Mbledhja e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike nisi me 30 minuta vonesë pasi deputetët e kësj force politike, së bashku me kryetarin e tyre iu desh që të prisnin ardhjen e ish kryeministrit Sali Berisha. Pavarësisht se ka rreth 4 muaj që nuk e mban më këtë post në PD, Berisha duket se nuk i ka harruar ende zakonet e kryetarit. Kjo u dallua në mëmomtin kur filloi mbledhja e grupit parlamentarë, ku deputetët së bashku me kryetarin e tyre, përveç se pritën rreth 30 minuta ish liderin e tyre, Berisha i përshëndeti ata me ngrtijen e dorës, njëllojë si në kohët kur ai ishte kryetar i PD-së dhe kryetar i ekzekutivit.

Pas fillimit të mbledhjes dhe mbajtjes së fjalës së kryetarit Basha, e cila nuk zgjati më shumë se 5 minuta, Berisha u largua menjëherë nga selia e PD-së duke mos ndejtur as një sekond më shumë.

Por ajo që ra në sy ishte se këtë herë ai u largua me një makinë tjetër dhe jo me veturën e tij të zakonshme. Automjeti me të cilin udhëtoi deputeti Berisha ishte indentik me “Mercedezin 700 milionësh” i cili u përfolë disa muaj më parë në media.

Në atë kohë, qeveria reagoi duke pohuar se “Mercedezi” ishte blerë për të shoqëruar trupat diplomatike në Tiranë dhe se Berisha udhëtonte me një automjet i cili ishte marrë me qira nga Partia Demokratike. Por dje u dallua se makina “700 milionëshe” kishte kaluar në përdorim të Berishës.
Krahas kësaj ajo që spikati më së shumti në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike ishte mungesa e disa prej deputetëve të kësaj force politike ku 9 deputet nuk ishin të pranishëm gjatë përkujtimores që iu bë Olldashit.

 Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)