TIRANE - Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kanë marrë pjesë sot në një aktivitet të fëmijëve me aftësi të kufizuara, romë etj., në Muzeun Kombëtar, ku ishte hapur edhe një ekspozitë e tyre me piktura me rastin e 1 Qershorit.
"Është rasti për t’u zotuar para tyre", - tha Kryeministri, - "se do bëjmë gjithçka që ata të arrijnë sa më shumë për një jetë normale. Hapa serioze janë ndërmarrë dhe kjo është evidente. Por hapa të tjerë do ndërmirren me angazhimin e qeverisë dhe shoqërisë. Shikojmë këtu se kemi fëmijë të komunitetit rom dhe të mos harrojmë se paraardhësit e tyre janë diskriminuar. Le të zotohemi në këtë dekadë, që është dekada e romëve, të bashkohemi për të kapërcyer pasojat e diskriminimit. Në tërësi kujdesi më i madh duhet adresuar për fëmijët e pakicave", - theksoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com