TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministri Edi Rama se po bllokon furgonët 8 plus për një për interesat e tij.

Ai shkruan në Facebook, se Rama po bllokon furgonët, me qëllim favorizimin e kompanive të transportit të lidhura me të. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social, Berisha thekson se “afera e furgonave është kopje e aferës së lojërave të fatit!” 

“Të dashur miq, informacione të besueshme paraprake provojnë se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte te klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre. Pra, ne rastin e furgonave, po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa te tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij!”- shkruan Berisha. 

Sipas Berishës, “Po përsëritet skenari i lojërave të fatit”.
 
“Furgonat u bllokuan me urdhër të Ramës, për interesa të Ramës. Afera e furgonave është kopje e aferës së lojërave të fatit”, është shprehur sot Berisha.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)