TIRANE – Pas bilancit të vitit 2012 të bërë publikë gjatë takimit të djeshëm me gazetarët, sot Kryeministri Berisha është takuar me anëtarët e kabinetit qeveritar, ministra, zëvendësministra, këshilltarë dhe pjesëtarë të stafit të kryeministrit, me rastin e festave të fundvitit.
Kryeministri bëri një bilanc të arritjeve më kryesore në disa sektorë të rëndësishëm duke konkluduar se viti që po mbyllet, ka dëshmuar progresin e Shqipërisë, ndërsa akuzoi kreun e opozitës për bllokimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
“Ky vit nuk ka qenë i lehtë dhe vitet në kohë krize globale dhe krize evropiane nuk mund të jenë vite të lehta. Por ky vit përsëri ka dëshmuar progresin e pandërprerë të Shqipërisë në të gjitha fushat. Ky vit ka dëshmuar suksesin e padiskutueshëm të reformave të ndërmarra në të gjithë jetën e vendit, në të gjitha fushat”, u shpreh shefi i ekzekutivit, ndërsa shtoi, -statusi nuk u mor, sepse në mënyrën më të pamerituar për vendin kreu i opozitës vendos të mos votojë tre ligje në parlamentin shqiptar dhe nuk i jep mundësi vendit për të marrë statusin.”
Në këtë kuadër, Berisha tha se do të jetë vota e qytetarit ajo që do të rrëzojë "murin e bllokimit".
"Ne shkojmë drejt zgjedhjeve dhe do të bëjmë gjithçka si qeveri për të bërë detyrat tona për një proces zgjedhor të lirë e dinjitoz për qytetarët shqiptarë. Unë jam i bindur se ata me votën e tyre do të votojnë për të ardhmen dhe do të rrëzojnë murin e bllokimit të rrugës së tyre evropiane. Reformat kanë përfshirë të gjitha fushat dhe kanë rezultatet e tyre."
Kryeministri premtoi se qeveria do të punojë pa u lodhur për për të renditur Shqipërinë krahas vendeve të zhvilluara të Evropës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com