Reagimi i plotë i Berishës në Facebook
“Edvin Kristaq Rama kërcënon me falangat e tij të krimit apo me “çorapen” e Partisë!
Të dashur miq, dy ditë më parë unë denoncova grabitjen në prag të Vitit te Ri nga Edvin Kristaq Rama të Parkut Rinia të Tiranës duke i dhënë, në kundërshtim me çdo ligj, si koncesion Parkun për ndërtimin e një parkingu gjigant Besnikut të falimentuar apo siç thirret në gjuhën e vëllazërisë “çorapja” e partisë. Pse une kam akuzuar direkt per kete vjedhje?Une kam akuzuar Ramët (Edvini dhe Olsin) se qendrojne pas Besit te falimentuar per keto arsye: – ne te vertete ky koncesion ka nisur ne kohen kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie dhe bleu me emrin e Besnikut apo “çorapes’l se Partise (e di ai vet se pse e therrasin edhe me kete nofke) mijera meter katror toke ne parkun Rinia me çmimin qesharak 12 leke metrin.
-Ditet e fundit te vitit qe kaloi, per te bere te mundur kete afere korruptive te tij, Edi Rama miratoi vendimin e qeverise per dhenien me koncesion privat parqet.
-Ne kundershtim flagrant me ligjin, Rama urdheroi qe si firme per koncesionin te perdoret firma e falimentuar e “corapes” se partise, me pasuri nen sekuestro per falimentim kurse i vellai i tij per droge– ne kundershtim flagrant me ligjin Rama urdheroi qe koncesioni i parkut dhe parkingut te jepen me ligjin 2006 dhe jo me ligjin e vitit 2014 pasi me kete te fundit procedura nuk mbyllej dot siç u mbyll me dt 31 dhjetor.
Pas këtij statusi, Edi Rama urdhëron falangat e tij të krimit, pikërisht personin që kur policia i arrestoi të vëllanë si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t’u telefononte për t’i siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin, por nga SHISH dhe Prokuroria, të heqin çorapen nga koka dhe të nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të kërcënojnë në emër të tij sa vijon: “Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh.”
Me këtë rast dua te garantoj Edvin Shullazin: kërcënimet në emër tënd dhe te gjitha çorapeve, maskave, koskave mafioze, trafikanteve, vrasësve, pengmarrësve të Shqipërisë jo qe nuk do më pengojnë kurrë por vetëm se me shtojnë vullnetin tim te hekurt për të të denoncuar publikisht aferat tuaja të pista, lidhjet tuaja primitive me krimin dhe mafien.
Unë këtë nuk e bëj kurrë se ti je kundërshtar politik por e bej se ti ke vjedhur këto 25 vite shqiptarët më shumë se sa të gjithë zyrtarët shqiptar të marrë së bashku.
Ti je kryeministri i vetëm i planetit i njohur botërisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bëre kryeministër detyrove ndërtuesit dhe bashkitë e mbare Shqipërisë te te marrin firmën tende per cdo pallat mbi 4 katesh ne menyre qe te merrje jo hyrjet por katet e tua.
Te je kryeministri i vetem i planetit, qe i kapur nga importuesit e birres, sjell ne parlament ligjin per rritjen e akcizes se birrës te prodhuar ne vend krahasuar me te importit, ti je kryeministri i vetem i planetit qe pasi une kam denoncuar dy vjet me pare implikimin direkt te Olsit tend ne industrine e bixhozit, ti sjell ne parlament ligjin e dhenies se monopolit te kesaj industrie, vetëkuptohet per qellime familjare. Ne te gjitha aferat e pista te Beqeve te tu, ti je aksionisti kryesor ndaj dhe del ne çdo rast ne krah te tyre! Me kete rast dua te te them se je absolutisht i pashprese, drejtesia edhe vonon por ti dhe organizata jote kriminale nuk do ti shpetoni kurre asaj! Sb”.
Basha: Rama i shpalli luftë PD-së, kërcënimi akt mafioz
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai autori i kërcënimit të Berishës. Sipas Bashës, Rama i shpalli luftë PD-së dhe se pasojat e këtij kërcënimi do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë. “Kërcënimi mafioz i Sali Berishës nga Edi Rama përmes benjiaminit të tij në afera korruptive dhe trafikun e naftës e të drogës Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova të aferave korruptive që lidhin bashke këta të dy prej 15 vitesh, është një akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partisë Demokratike, çdo demokrati dhe demokrate dhe çdo shqiptari e shqiptare që beson te transparenca, fjala e lirë dhe barazia para ligjit. I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës për këtë kërcënim mafioz dhe se pasojat e këtij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë”, thuhet në reagimin e Bashës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)