Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha duke folur indirekt për premtimet e qeverisë së re, që sipas tij do të bëhet me zgjedhjet e parakohshme paralementare që opozita po kërkon, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë se do të legalizojë banesat e tyre për vetëm 1 euro.
Madje, Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos plotësojnë aplikimet për legalizim dhe të mos i paguajnë asnjë lekë shtetit për këtë proçes, pasi ai do iua legalizojë ato falas.
“Sot unë iu bëj thirrje qytetarëve që të mos paguajnë asnjë qindarkë, mos paguani për shtëpitë e palegalizuara. Ne do të bëjmë legalizim me vetëm 1 euro nga qeveria e re që do të krijohet nga Partia Demokratike” tha Berisha.
Kjo deklaratë e ish Kryeministrit të vendit, Sali Berisha erdhi pas debatit që pati me Kryeministrin, Edi Rama kur ky i fundit i tha se duhet tiu kërkojë falje shqiptarëve që i mashtroi për legalizimin e objekteve të tyre.
Por Berisha iu përgjigj, duke i kujtuar Ramës përgjigjien që i dha qytetari dje në Kamëz, kur i tha se pas marrjes së çertifikatës së pronësisë ai do i vendosë atij edhe taskat e caktuara.
“Ju talleni me veten tuaj e me ata që iu lëshoni letra” vijoi Berisha.
Kjo deklaratë e Sali Berishës ka shkaktuar ovacion në sallë ku deputetët kanë qeshur pas fjalës së tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com