Kryeministri Berisha merr sekretet shtetërore për vete. Por jo vetëm kaq. Të njëjtin fat ka pësuar ligji Për Statistikat zyrtare dhe ai për Prokurimin Publik. Që të tre kanë të njëjtin modifikim, kalimin e vartësisë nga Këshilli i Ministrave te vetë Kryeministri.
Gjatë projektligjeve të kaluara sot në mbledhjen e Qeverisë, i pari në radhë është ndryshimi për ligjin nr 8457 të 1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
Ndryshimi që propozon kryeministri është i shkurtër dhe domethënës: “Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”.
Pra nga vartësia e Qeverisë, kalon në vartësi të Kryeministrit. Një detaj që do të kërkojë komentin e ekspertëve në ditët në vijim dhe sigurisht në numrin e nesërm të gazetës Shqiptarja.com
JA PROPOZIMI I QEVERISE PER TRE NDRYSHIMET
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8457, DATË 11.2.1999, “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8457, DATË 11.2.1999, “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
V EN D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR”

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
P R O J E K T L I G J
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në pikën 3, të nenit 19/1, fjalët “... në varësi të Këshillit të Ministrave ...” zëvendësohen me “... në varësi të Kryeministrit ...”.

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9180, DATË 5.2.2004, “PËR STATISTIKAT ZYRTARE””

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9180, DATË 5.2.2004, “PËR STATISTIKAT ZYRTARE”

Në fund të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, pas fjalëve “… person juridik publik ...” shtohen “…, në varësi të Kryeministrit.”.

(am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com