Berisha merr pjesë në Inagurimin e Teqes në Bulqizë: Beogradi, armiku që ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

Berisha merr pjesë në Inagurimin e Teqes në Bulqizë: Beogradi, armiku që ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

Sali Berisha në Inagurimin e Teqes në Homesh të Bulqizës

Sali Berisha ishte sot i pranishëm në Inagurimin e Teqes në Homesh të Bulqizës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit bektashi.

Mes të tjerash kreu i PD-së tha se ndonëse Bulqiza dhe zona përreth është e pasur me pasuri, kjo gjë nuk ndodh për faj të politikës, duke akuzuar kështu qeverinë. Ai theksoi se Beogradi është armiku që ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri.

‘Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë hërë më tepër banorë se sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat. Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset. Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?