Berisha mesazh socialistëve:
Gëzuar kryetarin tuaj të përjetshëm

Berisha mesazh socialistëve:<br />Gëzuar kryetarin tuaj të përjetshëm
Ish-kryeministri Berisha në të njëjtën kohë kur po mbahet Kongresi i PS, nuk ka lënë pa komentuar. Ai shkruan në rrjetin social Facebook  se ky është Kongresi i kryetarit të përjetshëm të socialistëve duke e cilësuar “Gëzuar Kongresin pa gare”
 
Sipas tij, Rama e ka kthyer PS në kohërat më të zeza të historisë së saj.
 
Ja status i Berishës

 Gezuar Kongresin pa gare! Kongresin e kryetarit tuaj te pazgjedhshem, kryetarit tuaj te perjetshem. Amin!
Te dashur miq, sot u mblodh Kongresi i partise se Edi Rames dhe sivllaut te tij shperiteror Koço Kokedhima.
Ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni Edi Rama ka rikthyer ne pushtet bijte e eterve mizor, bllokmeneve hoxhist.
Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne partine e mafies dhe krimit te organizuar, ku sipas ligjit te mafies, kryekumbara vendos per gjithçka.
Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne Partine Kanabiste te Kokedhimes.
Kongresi mblidhet pasi Edvin Kristaq Rama riktheu Partine Socialiste 
ne koherat me te zeza te historise se saj, koherat hoxhiste, me kryetar te pazgjedhshem dhe kryetar te perjetshem, por qe kesaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama, qe shpall veten te pazgjedhshem dhe te perjetshem!
Keshtuqe urimi i vetem qe te vjen vetvetiu per kongresmenet e mbushur plot kusare, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres dhe hajdute ordinere eshte: Gezuar Kongresin pa gare, kongresin e kryetarit tuaj te pazgjedhshem, kryetarit tuaj te perjetshem, Amin! sb
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare