Berisha ka vlerësuar karrierën e Montit dhe ka shprehu besimin e tij dhe të qeverisë shqiptare në kapërcimin e situatës së vështirë ekonomike dhe politike në të cilën ndodhet Italia.
“Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën Tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën europiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm,” shkruan Berisha.