TIRANE - Pavarësia e Kosoves bëri bashkë kryeparlamentarin Ilir Meta, deputetin demokrat Sali Berisha, dhe socialistin Pandeli Majko....dhe ajo qe i bashkon: Te tre kane qene kryeministra.
....
8-vjetori i pavarësisë së Kosovës nga Serbia është festuar edhe në Tiranë. Ambasada e Kosovës në vendin tonë organizoi një ceremoni pritjeje me personalitetet më të larta politike dhe jo vetëm, për të kujtuar sakrificën e një populli të vuajtur për të fituar lirinë e tij.
Ish-kryeministri Berisha dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, të cilët i kanë të shpeshta batutat me kreun e Kuvendit Meta gjatë seancave plenare, janë fotografuar të trokasin gotat e shampanjës me njëri-tjetrin dhe mjaft të buzëqeshur.

Bisedës së tyre, me po kaq humor, i është bashkuar edhe socialisti Pandeli Majko dhe nje nga deputetet me te vjeter Namik Dokle .
Kreu i shtetit Bujar Nishani nuk është bërë pjesë e këtij “grupi” pasi është fotografuar disa çaste krah liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në këtë pritje ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ministra e deputetë, e figura të tjera.
Shteti më i ri i Ballkanit shpalli pavarësinë e tij në 17 shkurt të vitit 2008.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com