TIRANE- Në mbledhjen e parë të qeverisë kryeministri u kërkoi ministrave të përqëndrohen tek transparenca me publikun , si prioritet i qeverisë e cila do të ndikojë dhe në luftën kundër korrupsionit. Në këtë kuadër ai u kërkoi ministrave të bëjnë publik numrat e tyre të celurarëve, në faqet zyrtare online të ministrive. Gjithashtu në çdo ministri të vendoset një numër i gjelbërt ku qytetarët të denoncojnë korrupsionin.
“Ministrat që kanë telefon të subvencionuar nga qeveria të afishojnë numrin në faqet zyrtare online të ministrisë. Majlinda mbaje një privat, dhe tjetri të jetë për qytetarët. Ky është një sugjerim dhe nuk është obligativ. Ta shfrytëzojmë këtë mjet komunikimi me qytetarët, që është shumë i dobishëm"- tha Berisha.
KRYEMINISTRI: HAPNI FACEBOOK, LINJE TE GJELBERT PER QYTETARET
Kryeministri u kërkoi ministrave të shfrytëzojnë dhe facebook. “Shfrytëzoni facebook, natyrisht do kushtojë kohë por cdo formë e komunikimit me qytetarët është e nevojshme. Të instalojmë një dialog konstant me qytetarët për të vjelur sa më shumë mendimet e tyre."- tha Berisha.
Gjithashtu brenda 10 ditësh të gjitha ministritë duhet të kenë linjë telefonike falas ku qytetarët do të paraqisin ankesat si dhe të denoncojnë korrupsionin.
"Linja jeshile falas duhet të funksionojë në çdo ministri, me qëllim që qytetarët të paraqesin ankesat e tyre. Kjo të vendoset brenda 10 ditësh dhe të jetë edhe numri juaj aty që publiku të paraqesë rastet e korrupsionit", i tha kryeministri Berisha anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Ai vlerësoi si hap të rëndësishëm për transparencë sistemin e prokurimit dixhital elektronik, në universitete, në hipotekën e Tiranës, në sistemin e drejtësisë si dhe faktin që këto ditë vendoset sistemi dixhital për blerjet e vogla.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri vlerësoi si të rëndësishëm hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH për të gjitha makineritë prodhuese
të biznesit të vogël dhe të mesëm. Ai vlerësoi heqjen e TVSH-së për makineritë si një nxitje të madhe rritjes së prodhimit të vendit si dhe punësimit të qytetarëve shqiptarë. Lexoni Berisha heq tvsh e makinerive
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com