TIRANE -  Kryeministri Berisha ka miratuar sot disa vendime dhe projektligje të rëndësishme si ai për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për kuotat e universiteteve dhe shpronësimet  për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjave 110 KV dhe 220 KV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë”.  pavarësisht faktit se shumica e re parlamentare në Kuvend ka program tjetër për to dhe do t'i rrëzojë. Këtë e bëri të qartë edhe vetë në fjalën e tij, Kryeministri, i cili tha se ne do t'i mbrojmë këto vendime me metoda demokratike.

Sipas Berishës, ligji për TVSH-në është përgatitur prej "specialistëve tanë më të mirë të kësaj fushe dhe specialistëve europianë të kontraktuar, duke pasur parasysh faktin, TVSH si taksë themelore e vendit. Me këtë ligj sistemi, pëson një përmirësim të ndjeshëm në të gjitha aspektet dhe natyrisht i takon parlamentit dhe shumicës që vjen ta miratojë, por ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës.  E vetmja gjë është se të gjitha vendimet e marra për përjashtimet e makinerive për prodhim, përjashtimet e të gjitha llojeve të materialeve që përdoren për prodhim nga TVSH-ja duhet të pasqyrohen para se ky të shkojë në parlament. Pastaj shumica e ardhshme mund ta bëjë, por ne duhet ta çojmë në përputhje të plotë me qëndrimet që kemi mbajtur.

Lidhur me kuotat e Universiteteve, Berisha tha se ato "do të shkojnë në përputhje me planifikimin dhe programin e kësaj qeveria. Natyrisht në vitet që vijnë ka një platforme tjetër të qeverisë, platformë, e cila synon rikthimin tek praktikat e vjetra të pranive universitare, platformë, të cilën ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike ligjore.

Vendimi tjetër është “Për shpronësimet, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjave 110 KV dhe 220 KV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë”, investimi më i madh privat në historinë e Shqipërisë, investimi më i madh në energjetikë. Para pak ditësh u njoftua se “Statkraft”  hidro- poëer, porosit  tek kompania  “Alstom”   6 turbinat e hidrocentraleve në një shumë 100 milion euro.

Një nga luginat dhe një nga zonat më të thella, më të largëta dhe më të heshtura të vendit do të shndërrohet në një nga zonat me gjallërinë më të madhe të vendit, pasi nga Moglica në Banjë e gjithë kjo zonë do të jetë zonë ndërtimesh, tunelesh, digash të paimagjinueshme.  Me një efekt shumë pozitiv në ekonominë shqiptare, ku  punësohen mijëra  e mijëra vete, në qarkun e  Elbasanit dhe rrethin e Gramshit, nga  qarqet dhe rrethet me krah pune më të lirë. Në  furnizimi me energji të Shqipërisë, prodhon rreth 15 përqind  apo më shumë të nevojave energjetike të vendit. Pra dora  dorës, Shqipëri shkon drejt një vendi eksportues i rëndësishëm i energjisë në Rajon. Kjo energji është dhe energjia më e leverdishme, në kosto më të ulët dhe në këtë mënyrë pasuritë  ujore të vendit marrin vlera të mëdha si burime të fuqishme energjetike.

Janë dhe një seri vendimesh të tjera pronash dhe  vendime të rëndësishme të qeverisë , të cilat ju do ti merrni në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave,"- përfundoi Kryeministri
duyke uruar për festën e Bajramit, gazetarët.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)