TIRANË – Kryeministri Berisha konfirmoi sot, se pavarësisht ngjarjes dje në Kandahar me komandot shqiptarë, misioni paqeruajtës në atë vend do të vazhdojë.
“Kjo është një ngjarje e dhimbshme për vendin, por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend, paqja dhe stabiliteti i të cilit janë të rëndësishme për botën dhe Europën”, tha kryeministri gjatë një takimi për qeverisjen elektronike
Një ditë më parë, gjatë një sulmi në Afganistan mbeti i vrarë një pjesëtar i misionit paqeruajtës shqiptar, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Ky i fundit, ka treguar shenja përmirësimi dhe është nisur për kurim drejt Gjermanisë.

(aq/shqiptarja.com)