TIRANË - Kryeministri Berisha priti sot në takim Luca Volonten, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore në Këshillin e Europës . Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, Berisha e falenderoi Volonten për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende. Kryeministri theksoi se, pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve. Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.
/Shqiptarja.com










