DIBËR - Kryeministri Sali Berisha ka përuruar sot rrugën e Kalasë së Dodës në Dibër.
Berisha u ka thënë banorëve, se "ndërtimi i rrugës ka qenë një qëllim madhor, pasi ajo do të përmirësojnë jetën e banorëve, do zhvillojë potencialet". Berisha, pas miratimit të 3 ligjeve u ka premtuar dibranëve, se së shpejti do të marrim statusin e vendit kandidat në BE.
Ai u ka kërkuar banorëve të votojnë për PD-në dhe për turizmin dhe zhvillimin e zonës. “Ai erdhi këtu mes jush. E pritët shumë mirë, siç dini të prisni ju. Kur u kthye në Tiranë po mburrej sikur kishte qenë në Polin e Veriut”, tha Berisha, duke nënkuptuar kreun e opozitës.
“Ju jap fjalën se prapë kemi rrugë të bërë, rrugë të tjera për të ndërtuar, ujësjellësa, kanale vaditëse. Thirrja ime vëllazërore për qarkun e Dibrës, të marrim 5 deputetë duke votuar 44. Mandati i pestë, mandati i Artë!", ka bërë thirrje Berisha. Më pas kryeministri ka bërë shëtitje në rrugët e Peshkopisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com