DURRËS - Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në përurimin e godinës së parë të kampusit universitar "Aleksandër Moisiu" në Durrës, kampusi i parë universitar të Shqipërisë.
Në fjalën e tij së pari rektori i universitetit, Mitat Mema u shpreh se "kur u krijua ky universitet qëllimi ishte jo për një universitet më shumë, por për një qendër universitare në të gjithë vendin dhe rajon. Studentët që përfundojnë studimet në këtë universitet, sipas rektorit Mema, janë 100% të punësuar. Por ka edhe 9 programe studimi, që ofrojnë diploma profesionale". Më pas kryeministri Berisha shprehu disa herë gëzimin e tij për kampusin, duke e quajtur edhe "ngjarje të madhe për Shqipërinë" apo "korpusi universitar më i bukur i Shqipërisë dhe rajonit".
SHQIPËRIA DERI NË 2005 SHKATËRRONTE ËNDRRAT UNIVERSITARE
Berisha theksoi se Shqipëria deri para vitit 2005, 2/3 e ëndrrave universitare i shkatërronte. Nuk iu jepej mundësi të ndiqnin universitet se gërshëra e shtetit përcaktonte me arbitraritet të papranueshëm një numër, jashtë të cilit askush nuk mund të dilte. Ishte një proces aspak transparent. Në vitin 2001 në 3 milionë banorë që ka Shqipëria fituan të drejtën e studimit 6000 djem dhe vajza, në vitin 2012, 25 mijë.
KEMI NIVEL TË ULËT TË TË DIPLOMUARVE
"Dhe prapë kemi nivel të ulët të të diplomuarve në raport me popullsinë, por kemi një nivel që po rritet. Rekrutimin nga klasat e 9 në gjimnaze e kemi të vendeve më të zhvilluara si përqindje. Ndjekjen e universitetit nga ata që mbarojnë maturat e kemi në nivelet më të larta. Por boshllëku që kemi përpara është i madh", bëri të ditur Berisha.
Sipas tij,"vendet e zhvilluara kanë deri në 23 % të popullsisë me universitet, ndërsa ne e kemi vetëm 3,4 %, shifër që është rritur gjatë këtyre viteve, por është larg këtij objektivi".
TË RENDIM PAS CILËSISË
"Të rendim pas cilësisë. Të bëjmë gjithçka për cilësinë. Jam optimist, se janë politikat e drejta që të çojnë tek cilësia. Është liria akademike, bashkëpunimi me sektorin privat që çojnë nga një nivel në tjetrin, është politika për nivelet më transparente të vlerësimit", u shpreh Berisha mbi një nga akuzat që i bëhen universiteteve shqiptare.
Duke vijuar më tej se "të quash piramida universitet e vendit është absurditet shumë i madh; pa diskutim, ka dobësi, elementë informaliteti, papërgjegjësie, por këto nuk janë dominuese, nuk mund të hedhësh poshtë lumenjtë e djersës, që hedhin këta vajza dhe djem për t’u arsimuar, apo pedagogët, që përpiqen për nivele më të larta".
KAMPUSI MË I BUKUR I RAJONIT
Berisha ka shprehur disa herë gëzimin e tij për kampusin, duke e quajtur edhe "ngjarje të madhe për Shqipërinë" apo "korpusi universitar më i bukur i Shqipërisë dhe rajonit".
"U gëzova shumë. Nuk ka asnjë ministri një ndërtesë të tillë. Universiteteve iu takojnë. U gëzova që pashë themelet e godinës tjetër. Këtu korpusi universitar më i bukur i Shqipërisë dhe rajonit", tha shprehimisht Berisha.
Ai ia ka dedikuar Durrësit, "me gjithë rolin e jashtëzakonshëm në historinë, ekonominë e vendit ky universitet është diamant në kurorën e Durrësit, këtij qyteti mijëravjeçar. Fakti që po rritet me shpejtësi është dëshmi e rrënjëve të shkëlqyera që ai ka gjetur në Durrës. Këtë sipërfaqe prej 55 ha t’ia kushtojmë korpusit universitar të Durrësit. Ngjarje e madhe për Shqipërinë!", e ka mbyllyr fjalën e tij kryeministri.
REKTORI: STUDENTËT TANË, 100% TË PUNËSUAR
Në fjalën e tij rektori i universitetit, Mitat Mema u shpreh se kur u krijua ky universitet nuk e mendoi njeri se do të arrinte në këtë fazë. Ai ka pohuar se universiteti ka 7 fakultete, skollë doktorature, zhvillojnë aktivitetin 300 punonjës akademikë me kohë të plotë".
Qëllimi ishte jo për një universitet më shumë, por për një qendër universitare në të gjithë vendin dhe rajon. Studentët që përfundojnë studimet në këtë universitet, sipas rektorit Mema, janë 100% të punësuar. Por ka edhe 9 programe studimi, që ofrojnë diploma profesionale".
Rektori ka shpjeguar se “kemi një staf akademik vetëm me merita. Më shumë se 30% e pedagogëve janë të specializuar jashtë Shqipërisë. Kemi marrëveshje bashkëpunimi me 20 universitete perëndimore”, theksoi rektori.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com