TIRANE - Ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur përmes Facebook vendimin e asamblesë së NATO për t’i dhënë Kosovës statusin e vëzhguesit duke e cilësuar si një arritje të madhe për anëtarësimin e saj të mëtejshëm në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 
 
Në shkrimin e tij Berisha ka përgëzuar qytetarët dhe pushtetarët e saj për këtë arritje.
 
Urime Kosovës! Një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt NATO-s!

Të dashur miq, Asambleja Parlamentare e Aleancës së Atlantikut të Veriut e mbledhur në Riga vendosi të pranojë Kosovën me statusin e vëzhguesit të saj. Kjo është një arritje e madhe e Kosovës së pavarur në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 

Urimet më të përzemërta për Kosovën, qytetarët, institucionet, shtetarët, forcat e saj politike për këtë arritje të rëndësishme në rrugën e integrimit euroatlantik!!”
ka shkruar Berisha në Facebook.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)