TIRANË – Kryeministri Berisha ka mbërritur në Kamzë, për të përuruar Pallatin e ri të Kulturës. Pasi u ka bërë përshëndetje vëllazërore “grave dhe burrave të kësaj bashkie, që në një hark kohor të shkurtër me mundin tuaj të madh, me përkushtimin, sakrificën, ndërtuat një Kamzë, qytetin e 6 më të madh të Shqipërisë”, Berisha ka akuzuar se "Rama po kërkon thjesht Rilindjen e bllokmenëve". (Në foto: Pallati i Kulturës në Kamzë)
NË KAMZË, 80 MILIONË DOLLARË INVESTIME
Berisha ka theksuar se “banorët e Kamzës kanë dhënë një kontribut të madh për krijimin e qytetit të tyre, i 6-të më i madh në Shqipëri”.
“Kombi, vendi,qeveria është mirënjohës ndaj jush. Inaguruam një pallat kulture jashtëzakonisht i rëndësishëm për jetën tuaj kulturore, i standardeve më të shkëlqyera, me salla, biblioteka, ekspozita, përmbush kërkesat tuaja për një jetë kulturore sa më aktive. Në një hark të shkurtër kohor, 6-vjeçar kemi investuar në bashkinë tuaj 80 milionë dollarë”, ka shtuar Berisha.
Ai ka përmendur se në këtë qytet janë ndërtuar 23 objekte shkollore, 10 shkolla 9-vjeçare, 3 të mesme, 2 profesionale. “Ndërsa në Bashkinë e Tiranës me fonde 2 herë më të mëdha se Kamza e me klasa me nga 50 nxënës ish-kryetari i bashkisë për 11 vjet ndërtoi gjithsej 7 shkolla dhe kur doli para qytetarëve të Tiranë 10 ditë më parë e i kërkonin llogari e kaloi me mashtrimin e radhës: “Nuk më ka dhënë para qeveria”. Vetëm kredia e bankës së KiE-së, që iu dha bashkisë ishte 2,4 miliardë lekë:, krahasoi Berisha.
RAMA T’I KËRKOJË FALJE PUBLIKE TIRANËS
Sipas tij, “shkollat nuk u ndërtuan se donin troje, por trojet na duheshin për Koçon, Fidelin, madje dhe në sheshet e pallateve u ndërtua”. Berisha ka shtuar se “kush do të shohë modelin e dështuar të zotit Rama le të merret me shkollat, se ato janë dëshmi e një obligimi moral, që të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të mësojnë. Ai mund të thotë “unë ika në Vlorë, s’jam më në Tiranë”. Duhet t’u kërkosh falje publike fëmijëve të Tiranës”, theksoi Berisha.
RILINDJE E ETËRVE TË BLLOKUT
Berisha ka shtuar se “Ramën në Vlorë e mori Koçoja, se atje mendon se është koha e llokmave të mëdha”. “Shkoni në Qeparo! I pyesni banorët e Qeparoit, se kush ua mori lekët e rrugës së fshatit, që ua dha qeveria para nesh. Ua mori fiks Kokëdhima. Dhe në breg për Kokëdhimën ka një numër të gjatë barcaletash. Tani mori dhe Kokëdhimën tjetër me vete”, ka thënë Berisha.
Ai ka vijuar edhe më tej sulmet ndaj Koços, "kryespekulantit, që fitonte dhe ndante në gjithë tenderat, që rrugët që i bënte shkel e shko dhe në 6 muaj prisheshin, apo i binin tavanet e shkollave, që ndërtonte. Që në Himarë ka ndërtuar pallate dhe u ka zënë detin banorëve".
"Në lejen e ndërtimit që ka marrë Koçoja për të ndërtuar pallatin Rama i ka llogaritur me skicë gjithë gjerësinë e unazës së Tiranës", shtoi Berisha. Ai ka akuzuar Ramën, se po synon "Rilindjen e etërve të tij, bllokmenëve, rikthimin e tyre".
Berisha nuk ka lënë pa shpotitur edhe deklaratën e djeshme të Ramës në Kavajë. “Shkoi dje në Kavajë u thotë do t’u heq simbolin e demokracisë, për të vënë Babë Myslimin”, u shpreh Berisha.
Berisha i ka bërë thirrje Ramës, “të mos lëndojë shqiptarët, çfarëdo të jemi; demokratë, socialistë, pa parti. Rilindasit i kemi shenjtorë, pas bukës, ushqimit, ushqimi i dytë i madh ishin mësimet e Naimit, Çajupit, Pashko Vasës, Fan Nolit, Filip Shirokës. Ky është fond i artë i burrave të kombit, dijetarëve”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com