Berisha në Kavajë përgjigjet
Rroshi: Nuk shkel më në Kavajë

Berisha në Kavajë përgjigjet<br />Rroshi: Nuk shkel më në Kavajë
TIRANE - Kryeministri Berisha gjatë mitingut në qytetin e Kavajës nuk ka munguar të sulmojë kreun e PS Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Elvis Rroshi, duke paralajmëruar që të mos prekin monumentin me dy gishtat lart të vendosur në sheshin e qytetit. Ndërkohë që i ia kujtuar Rroshit akuzat e bëra, duke thënë se s’do ta mbështesë më si kryebashkiak i Kavajës.

Nga ana e tij kreu i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi i është përgjigjur flakë për flakë, teksa ka deklaruar për gazetën tonë se Për Berishën është hera e fundit që vjen në qytetin e Kavajës. “Kryeministri tha se se te jete “Vini i vogël” nga ana e qeverisë nuk keni ndihmë. Por Berisha erdhi të kërkojë falje qytetarëve të Kavajës jo votën e 23 qershorit.

Akoma gënjen duke thënë se do të ketë 24 orë ujë, por dhe rrugë, ndërkohë që rrugët e bukura të Kavajës i ka bërë vetë bashkia e këtij qyteti dhe jo qeveria”, është shprehur kreu i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi për “Shqiptarja.com”. “E pa dhe vetë Berisha kur iku për në Tiranë, pa trotuarët me standarde, ndriçimin evropian e hyjen e Kavajës me palma.

Dhe më shumë pa billbordin e Edi Ramës, të mbuluar nga frika sepse e kishte përballë, pasi i trembet Edi Ramës. Aq sa dhe podiumi nuk vihet si herët e tjera por u vu ndryshe, sepse përballë kishte pikërisht billbordin e Edi Ramës e deputetit të Kavajës, Parid Cara, sepse Berisha i trembet realitetit dhe të vërtetës së Kavajës”, tha Rroshi.

Duke thënë se kryeministri vjen në Kavajë me kokën ulur pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim. “Erdhi si një njeri me premtime boshe, kur Kavaja është ngopur për 23 vjet me këto premtime. Eshtë hera e fundit që Berisha përshëndet popullin e Kavajës, me kokën ulur”, tha Rroshi. Berisha në mitinng ka vijuar me akuzat ndaj Rroshit e Ramës për heqjen e momumentit.

“Këtij Edvinit të vogël do t’i them dy fjalë. Bashkë me qytetarët e Kavajës kemi luftuar për të respektuar votën dhe lirinë e saj dhe ti do kishe patur respektin e Kryeministrit, deputetit të Kavajës, të pa lëkundur, jo për ty por për votën e qytetarëve të Kavajës. Por, tani këtu s’më lejove sepse ngrite akuzën më të tmerrshme, e krimit më të shëmtuar ndaj forcës sime politike, që mori dheun.

Ti i kërkove qytetarëve të Kavajës falje e bëre mirë, por nuk i kërkove shqiptarëve falje. Deri sa ti kërkosh shqiptarëve falje për atë që bëre, s’do më kesh kurrë mbështetje apo mirëkuptimin tim”, tha Berisha. “Po për Edvinin e vogël, ky është sheshi i historisë e po ta deklaroi sot këtu, sheshi është monument historik, përmendorja është monument historik, mjerë ai që do guxoi ta prekë”, deklaroi Berisha.

Ai i është kthyer sërish Ramës në lidhje me deklaratën për shkuljen e këtij monumenti dhe dërgimin e dy gishtave të tij para selisë së PD, në mbështetje, si dhe deklaratës së kreut të bashkisë Rroshi që kishte lajmëruar se do ta shkulë me helikopter për ta çuar te selia e PD dhe se në vend të tij do ndërtonte shatërvanin më modern në vend. “Erdhe në Kavajë, hoqe maskën, tregove vehten i biri i të atit.

Por Kavaja s’të deshi ty, nuk kishte nevojë, ata e dinë mirë, këtu para këtyre burrave dhe grave, do të rikujtoj një ngjarje, s’dua të merrem me historinë, po na detyrove. Në vitin ‘90 këta burra dhe gra që janë këtu, ndodhi që shokun e ngushtë të babit tënd, ta detyrojnë të dalë nga Kavaja vetëm duke shkelur mbi veprat e gjakësorit, mbi veprat e mizorit.

Ty, që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës e mbarë shqiptarëve, sikur të imagjinosh ti një moment ashtu siç the të bërë copash do imagjinosh veten tënde pa këpucë, i zbathur duke ecur mbi ato copa”, tha Berisha.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët