Berisha në Kuvend: Rama s’e do
“Drejtësinë” pasi ka lidhje me krimin

Berisha në Kuvend: Rama s’e do<br />“Drejtësinë” pasi ka lidhje me krimin
Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot nga foltorja e Parlamentit se Kryeministri Edi Rama po e bllokon Reformën në Drejtësi, për shkak të lidhjeve që ai ka me krimin.

Berisha u shpreh se Rama është këshilluar të veprojë në këtë mënyrë nga ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, i cili është nën hetim. 

Edi Rama bllokon reformën se nuk e do. Çfarë i tha Viktor Ponta, miku dhe burzazeri i tij? E bëre atë le kokën. E pësove si unë”, deklaroi Berisha, teksa shtoi se takimi mes tyre është i cerftifikuar.

Ai akuzoi kreun e Qeverisë për vjedhje të fondeve publike, favorizim të disa kompanive në tendera të ndryshëm dhe e cilësoi si njeri që ka “psikologjinë e krimit të dobishëm”.

Rama nuk del dot nga spiralja e krimit”, u shpreh ai.

Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, po ndan me deputetin Koço Kokëdhimën pronat në bregdet.

I duhet Kokëdhima për të ndarë pronat në bregdet, që po ia rrjepin edhe kushërinjve të vetë që i kanë fituar në gjykatë” tha ai.

Nga ana tjetër, ish kryeministri përmendi edhe emrat e disa deputetëve që kanë fituar tendera, por edhe kandidati për bashkinë e Kamzës, Safet Gjicin si personat që kanë përfituar tendera.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat