Berisha në “Bota e Re 2012”
Seminari i ndryshimeve të mëdha
Kryeministri Berisha u nis sot për në Francë për të marrë pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 Janar. Ky Seminar organizohet nga ministri francez i Energjitikës zoti Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy.
Kryeministri Berisha u nis sot për në Francë për të marrë pjesë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 Janar. Ky Seminar organizohet nga ministri francez i Energjitikës zoti Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy. Në këtë Seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.
Kryeministri Berisha është i ftuar nderi në këtë Seminar dhe do të mbajë një fjalë në ditën e parë të punimeve të tij, në panelin me temë “Cilat janë fuqitë e reja?”, i cili synon të vërë në pah ato vende, ekonomitë e të cilave njohën rritje ekonomike, në kuadrin e përgjithshëm të krizës dhe të recesionit ekonomik botëror.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj, si çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe faktorët themelor që Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike finaciare botërore, duke patur rritje ekonomike.
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës Franceze zoti Nicolas Sarkozy, për nder të pjesëmarrësve në Seminar.
Në Seminarin, i cili do të çelet në prani të kryeministrit francez Fracois Fillon dhe Emirit të Katarit Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara ku përfshihen, Zëvendës/Presidenti i Komisionit Evropian Antonio Tajani, kryeministri Italian Mario Monti, kryeministri i Çekisë Peter Necas, ministri i ekonomisë dhe tregtisë së jashtme i Luksenburgut, ministrja franceze e buxhetit, ministri i finacave i Kilit, ministri francez i ekonomisë, financave dhe industrisë, ministri i financave të Polonisë, ministri i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës së Italisë, si dhe drejtues kompanish, lider në botë dhe akademikë në fushën e ekonomisë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor, 14:51
-
Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg
26 Dhjetor, 14:42
-
Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro
26 Dhjetor, 14:41
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK-ut
26 Dhjetor, 14:40
-
Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg
26 Dhjetor, 14:35
-
'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë
26 Dhjetor, 14:31
-
Belind Këlliçi në SPAK, nën hetim për falsifikim të diplomës së gjimnazit dhe formularin e vetëdeklarimit
26 Dhjetor, 14:27
-
Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja
26 Dhjetor, 14:15
-
Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak
26 Dhjetor, 14:15
-
Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim
26 Dhjetor, 14:00
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Skena dhune pak ditë pas fillimit të 'BBV4'! 'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Laert Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës (VIDEO)
26 Dhjetor, 13:55