Berisha në “Bota e re”
Flet për fuqitë e reja

Berisha në “Bota e re”<br />Flet për fuqitë e reja
PARIS- Kryeministri Berisha ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, që nis sot në Paris. Ai do të mbajë edhe fjalën gjatë punimeve të sotme të seminarit si i ftuar nderi në panelin me temë “Cilat janë fuqitë e reja?”, i cili synon të vërë në pah ato vende, ekonomitë e të cilave njohën rritje ekonomike, në kuadrin e përgjithshëm të krizës dhe të recesionit ekonomik botëror.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë fjalës së tij, kryeministri do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj, si çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe faktorët themelor që Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike finaciare botërore, duke patur rritje ekonomike.
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës Franceze zoti Nicolas Sarkozy, për nder të pjesëmarrësve në Seminar.
Në Seminarin, i cili do të çelet në prani të kryeministrit francez Fracois Fillon dhe Emirit të Katarit Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara ku përfshihen, Zëvendës/Presidenti i Komisionit Evropian Antonio Tajani, kryeministri Italian Mario Monti, kryeministri i Çekisë Peter Necas, ministri i ekonomisë dhe tregtisë së jashtme i Luksenburgut, ministrja franceze e buxhetit, ministri i finacave i Kilit, ministri francez i ekonomisë, financave dhe industrisë, ministri i financave të Polonisë, ministri i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës së Italisë, si dhe drejtues kompanish, lider në botë dhe akademikë në fushën e ekonomisë.
Ky Seminar organizohet nga ministri francez i Energjitikës zoti Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy. Në këtë Seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg