Berisha në Mirditë: Do bëj gjithça
për infrastrukturën tuaj

MIRDITË - Kryeministri Sali Berisha gjendet në Mirditë për të paraqitur kandidatët për zgjedhjet elektorale të 23 qershorit 2013 dhe çelur fushatën elektorale.

Në fjalën e tij, kandidati për deputet në këtë zonë, Aldo Bumçi u shpreh se “ky është zhvillim i PD-së, ndërsa Edi Rama bashkë me deputetët e tij bënë gjithçka kundër rrugës, votuan kundër çdo buxheti kundër financimit të Rrugës së Kombit, që nxori në dritë Mirditën". Bumçi shtoi se "Rama nuk ishte vetëm kundër Rrugës së Kombit. Po ta kishte në dorë do ta kishte bllokuar atë rrugë.  Mirdita nuk mund të pranojë një njeri kundër interesit të shqiptarëve".

Berisha në fjalën e tij ka shprehur mirënjohje të thellë për "këtë tubim madhështor". Berisha është zotuar solemnisht për infrastrukturën e rrethit të Mirditës. Berisha ka premtuar brenda këtij viti tjetër rritje rrogash dhe pensionesh dhe ka renditur suskese si anëtarësimi në NATO.

Sipas Berishës, Shqipëria është nga më të paktat vende që pati rritje ekonomike dhe ulje papunësie. Ky është suksesi ynë i përbashkët. Kemi ulut tatimin mbi fitimin me 150%, mbi të ardhurat personale 130%, sigurimet shoqërore për punëdhënsin me 50%, taksën e biznesit të vogël me 5%.  Po zotohem se nga 56 milionë dollarë në 4 vjet, në 4 vitet e ardhshme do japim 165 mln dollarë për bujqësinë", premtoi Berisha.
 
"Me taksat që ulëm, me anëtarësimin në NATO ia dolëm në 4 vitet e fundit të rrisim me 316% investimet e huaja, të marrim 4,2 miliardë dollarë investime dhe u hapën dhjetëra mijëra vende pune. Në 4 vitet që vijnë Mirëdita do marrë 6 miliardë dollarë investime të huaja. Vetëmnë ujërat e Fanit investuam 400 mijë euro, në minierat e Miriditës qindra mln të tjera", tha Berisha.

Berisha ka akuzuar Ramën se bllokoi integrimin. "Nuk ka socialist të ndershëm në Shqipëri, që do donte të bllokonte statusin, integrimin", tha Berisha. Berisha tregoi një rast, kur një qytetar e pyeti Ramën: “Ç’do bësh ti me ne?" Dhe Rama ia kthen: "Do shkosh në mal, ku ke tokën tënde". E më pas për ta mbuluar tha: "Jam nga Mirdita. Shkon në Tropojë e u thotë se të parët e mi janë nga Tropoja. Një njeri që s’di nga është, ose nuk do ta njohë se nga është, se i duhet të thotë se një herë jam këtej, një herë andej”, akuzoi Berisha-Ramën.
 
Berisha e akuzoi më tej edhe që "për shkak të padijes Rama nuk di ç’është programi juridik, ekonomik, legjislativ". Ka treguar edhe një episod mbi raportin Rama-Mejdani. "Pyeteni pak ish-presidentin Rexhep Mejdani, të cilit i dorëzoi një vëllim, ku ka 500 faqe program dhe Mejdani u tha shqiptarëve, se nuk kishte asnjë faqe program", tha Berisha.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025