Berisha nën presion për Armeninë
Agolli: Të jemi me këmbë në tokë

Berisha nën presion për Armeninë<br />Agolli: Të jemi me këmbë në tokë
Kombëtarja kuqezi ndodhet nën presion para ndeshjes me Armeninë që do të zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Elbasan Arena’ një fakt të tillë e pranon portieri Etrit Berisha. “Ndjej përgjegjësi, prandaj kam punuar shumë psikologjikisht për të mos pësuar gol në këtë përballje me armenët, pasi është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në grup, që synon kualifikimin në kampionatin Europian.

E kemi studiuar kundërshtarin, Armenia luan një futboll të shpejtë dhe pikën më të fortë ka kundërsulmet, prandaj duhet që të jemi vigjilentë për të shmangur cdo gabim, pasi mund të na kushtojë shumë. Ashtu si edhe grupi, unë kam besim se do të ia dalim për të marrë fitoren”. Ndërsa Ansi Agolli vazhdon në të njëjtën linjë si trajneri De Biasi duke kërkuar të shmanget euforia.

“Presion nuk ndiej, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk është ndeshje e lehtë. Synimi ynë është fitorja për të kënaqur edhe tifozët, që besoj se do të jenë të shumë të numër” tha ai. Por përvec objektivit me kombëtaren, Agolli ka edhe një sfidë të dytë personale me Armeninë. “Në Azerbajzhan e ndjejnë shumë këtë sfidë dhe fakti që luaj atje e bën një derbi për mua.

Te Qarabag më thanë (me shaka) mos kthehem nëse nuk mundim Armeninë. Por herën e fundit që fituam presidenti i klubit më dha shpërblim dhe besoj dhe këtë herë do më jap shpërblim nëse fitojmë me Armeninë"përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni