PUKË - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i PD, ka zhvilluar mitingun e saj përmbyllës në Pukë. Berisha ka vijuar me premtimet e ditëve të fundit: "Do krijojmë 250 mijë vende pune. Nuk do të ketë pension minimal nën 150 dollarë, rroga minimale do të jetë 350 dollarë, rroga mesatare do të jetë 700 dollarë.
Në mandatin e tretë do të dyfishojmë grandet për fermerët. Integruam Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat, Rama bllokoi statusin, por do ta marrim shumë shpejt.
"Në çdo skaj të këtij rrethi do ndërtojmë infrastukturën më moderne, që çdo pukian të prekë zhvillimin, të jetë krenar për fshatin e tij, me Pukën dhe Shqipërinë. Ju ftoj në Tiranë të festojmë fitoren", premtoi Berisha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)







