SHKODËR - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Shkodër një miting, çelës të fushatës elektorale dhe për të prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 23 qershorit, ku nuk mungonte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Berisha në fjalën e tij ka premtuar se "brenda katër viteve Shqipëria me PD do të marrë statusin kandidat". Dhe nuk ka harruar të ripremtojë se “do të bëjmë gjithçka për liberalizimin e vizave me SHBA-të”.  

Berisha ka theksuar se "arritjet tona janë vepër e qytetarëve tanë', të cilët ai i ka ftuar drejt "një mandati të ri qeverisës dhe drejt një fushate qytetare". Berisha ka sulmuar Ramën, mbi deklaratat e këtij të fundit, duke i thënë: "Cili je ti që i thua NATO-s natë? Je i sëmurë psikik apo ke frikë nga njerëzit e lirë?", i ka thënë Berisha, duke shtuar se "ndëshkimin më të madh do ta marrësh në 23 qershor".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)