Berisha në Tropojë: 
Rama si Haxhi Qamili

Berisha në Tropojë: <br />Rama si Haxhi Qamili
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në vendlindjen e tij, Tropojë. Udhëtimi drejt verilindjes, Kukës, Has dhe Bajram Curri ka qenë tepër i shkurtër për kryeministrin, vetëm 4 orë, gjatë së cilës inauguroi disa akse rrugore si dhe takoi banorët e zonës. Gjatë kësaj kohe kryeministri përcolli thirrjen ndaj opozitës për të hequr dorë nga bllokimi i reformave , sepse “do marrë përgjigjen e merituar”

BLLOKIMI, DON KISHOTESK
“Askush më mirë se shqiptarët nuk dinë tu japin përgjigjen atyre, që duan ti bllokojnë në rrugën e tyre. Asnjë socialist, asnjë pa parti nuk ka votuar dhe nuk voton kurrë që ligjet e integrimit të mos votohen në parlamentin shqiptar. Kjo nuk ndodh kurrë as në parlamentin e Beogradit, ku janë të ulur armiq të egër të progresit dhe të Evropës”- deklaroi kryeministri Berisha, nga komuna Bytyçit, Tropojë.

Kreu i qeverisë shkoi më tej duke i cilësuar përpjekjet për të penguar procesin e integrimit si “don Kishoteske”, Ndërsa gjatë fjalës së mbajtur në Has, akuzoi Ramën se po përdor votën e popullit për të mbajtur të bllokuar ligjet me 3/5 në parlament, dhe e quajti “Don Kishot” i cili do të përfundojë në “koshin e historisë”

“I bëj thirrje opozitës që të heqë dorë nga bllokimi se të dënosh fëmijët e shqiptarëve për hir të karriges personale, apo të dënosh fëmijët e shqiptarëve se ty të kanë dënuar qytetarët e Tiranës, kjo është shumë amorale.” nënvizoi kryeministri.

Berisha tha se përballë alternativës së qeverisë së tij për një Shqipëri të zhvilluar, opozita është “alternativa e shpifjeve, e trillimeve, e kujtimeve të pensionit”

RAMA SI HAXHI QAMILI
Duke iu referuar kreut të opozitës Edi Rama, kreu i qeverisë bëri të qartë se ai u dënua nga qytetarët e Tiranës të cilët ashtu siç “i dhanë Haxhi Qamilit atë që meritonte..nxorrën në pension politik Ramiz Alinë....Ishin ata, të cilët në maj të këtij viti, në krye të shqiptarëve, nxorën në pension politik Edi Ramën dhe i thanë - shkruaj memorie.” “Po vëllezër dhe tani i sëmurë nga virusi i Blushit po shkruan vëllimet e Moisiut.”

“Është shumë herë më mirë të ulemi dhe të miratojmë ligjet që kërkohen për integrim sesa të shkruajë vëllimin e 4 apo të 5 të kujtimeve të Moisiut apo të ndonjë tjetri. Nuk ka ç’të bëjë,- vazhdoi më tej kryeministri- kur nuk shkruan njeri për të, do shkruajë ai për veten e tij.”

INVESTIMET
Kryeministri mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve të rrugës Kam – Golaj, segment i rrugës Bajram Curri – Has. Rruga është investim me vlerë 754 milionë lekë, me gjatësi rreth 20 kilometra dhe gjerësi 4 metër, u vjen në ndihmë 8500 banorëve të fshatrave të kësaj zone duke i lidhur ata me Krumën. Brenda vitit që vjen kryeministri premtoi përfundimin e punimeve në rrugën Krumë – Kukës. Segmenti tjetër rrugor i inauguruar është Rragam-Kam, me gjatësi 31 km, gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 811 milion lekë. Ajo lidh komunën e Bytyçit me akset kombëtare të vendit.
Kryeministri i ka bërë thirrje banorëve teë mbjellin sa më shumë drurëve frutorë, krijimin e plantacioneve duke premtuar dhe subvencionimin e tyre.

BERISHA DHE TROPOJA
Përgjatë 21 viteve në politikë, Sali Berisha e ka vizituar 5 herë vendlindjen, Malësinë e Gjakovës. Hera e fundit që kreu i qeverisë udhëtoi drejt Tropojës ishte pikërisht me 16 qershor të vitit 2009, në kohë fushate elektorale dhe vajtja e tij atje mbushte vakumin e 12 viteve mungesë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?