Berisha në Vorë: Rama po ushqen
luftën e klasave ndaj të pasurve
Partia Demokratike zhvilloi takim elektoral në Vorë. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën, se "po ushqen urrejtje klasore ndaj të pasurve dhe se heqja e TVSh-së tek ushqimet shkatërron ekonominë e vendit".
VORË (TIRANË) - Partia Demokratike zhvilloi takim elektoral në Vorë. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha ka theksuar se "vendi ka shënuar rritje, por qeveria e tij ka projekte më të mëdha përpara". Berisha e ka akuzuar Ramën, se po ushqen urrejtje klasore ndaj të pasurve, se heqja e TVSh-së tek ushqimet shkatërron ekonominë e vendit.
RAMA, URREJTJE KLASORE NDAJ TË PASURVEAi sulmoi më tej Ramën, tek premtimi se "do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve dhe se 5 % do bëhen anteu i kësaj toke për të mbajtur shtetin dhe shoqërinë".
Berisha ka përsëritur se "në çdo vend të lirë ekonomia nuk zhvillohet nga sipër poshtë, por nga poshtë sipër".
"Është klasa e mesme ajo që gjeneron mbi 90% të të ardhurave në çdo vend. Po përpiqesh të mbjellësh urrejtjen klasore ndaj të pasurve, mendon se duke të pasurit ndihmon të varfërit, por vetëm i çpunëson dhe varfëron më shumë ata.
HEQJA E TVSH-SË TE USHQIMET, SHKATËRRIM I VENDIT Sipas Berishës, heqja e TVSH-së për për prodhime ushqimore është shkatërrimi i ekonomisë së vendit. "Alternativa e tij është e Shqipërisë, që vetëm ai ka në mendje që nuk e kund në tokë".
Berisha ka përmendur deklaratat e Ramës, se "400 mijë biznese të vogla, po rrënohen se qeveria mbi tatimin e xhiros vendosi 10%, se qeveria vendosi TVSH 20%, se në Shqipëri sot paguajnë TVSH 27 mijë e 700 kompani, por ka vetëm 336 kompani të vogla, që paguajnë tvsh", tha Berisha.
PROJEKTE TË MËDHA NË VORË"Kemi bërë ndryshime, por kemi projekte më të mëdha, shkollën në Picar, stadiumin në qytetin e Vorës, të trefishojmë subvencionet për fermerët", Berisha ka ripërmendur se "u anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit".
Berisha premtoi se "ne do marrim statusin, por Rama na bllokoi, por u detyrua të firmosë për 3 ligjet. Do bëjmë gjithçka për liberalizimin e vizave me ShBA-të", ritheksoi Berisha.
Berisha ripërsëriti se qeveria e tij hoqi taksat mbi të gjitha llojet e kapitaleve të të gjitha llojeve. "Rama u premtoi qytetarëve se kur të vijë në pushtet do heqë taksat mbi makineritë. Shko pak te dogana moderne, që bizneset që nga 1 maji nuk paguajnë asnjë TVSh. Dhe fitojnë dhjetëra, qindra milionë lekë çdo muaj. Ne premtimet i bëjmë realitet", iu drejtuar Berisha kreut socialist.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27