Berisha: Mikja e Ramës futi 1000
tonë, lumë kontrabande cigaresh
Ish kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit akuzoi edhe njëhërë qeverinë se ka lajuar një kontrabandë masive të cigareve. Ai iu referua një biznesmeneje, sipas tij shumë të afërt me kryeministrin Rama, që ka futur 1.000 tonë cigare kontrabandë me vlerë 48 milionë euro.
Ish kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit akuzoi edhe njëhërë qeverinë se ka lajuar një kontrabandë masive të cigareve. Ai iu referua një biznesmeneje, sipas tij shumë të afërt me kryeministrin Rama, që ka futur 1.000 tonë cigare kontrabandë me vlerë 48 milionë euro.
“Sa është kontrabanda e cigareve thoni ju? 1000 tonë. Sa është fatura e 1000 tonëve? 43 milionë euro. Sepse ndrikulla, simotra me fustan, simotra Kokëdhima por me fustan, nuk ka dogana. Ajo i kontrollon vetë doganat. E dini ju që ajo ka fituar tenderin për kontrollin e shtetit të doganave? Por po qe hajdut, nuk njeh kufij”, është shprehur deputeti Berisha.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në seancën parlamentare e ka cilësuar si hipokrit pr.ligjin e Qeverisë për shoqërinë civile.
“Sot Parlamenti është në një seancë hipokrizie. Shoqëria civile është pothuajse inekzistente në këtë vend”, ka thënë Berisha, i cili në vijim të fjalimit të tij ka përmendur edhe rastin e sulmit me vezë ndaj kryeministrit Rama.
“Rasti te Shkencat Sociale është dëshmi flagrante e terrorit shtetëror ndaj studentëve. Studentët shpallën non grata kryeministrin dhe qeverinë e tij. Ata që kanë keqtrajtuar studentët të ndëshkohen në mënyre shembullore”, ka thënë Berisha.
Më tej ai ka përsëritur ndaj qeverisë edhe akuzat për vjedhje.
“Janë porositur 3 Benza të blinduar, të paktën 700 mijë euro secili. Në qeverinë time kishte vetëm një Benz të blinduar, që e përvetësoi Edi Rama”, ka thënë Berisha. “Po vidhet masivisht dhe nuk po bëhet asnjë punë publike”, ka shtuar ish-kryeministri.
Akuzave të Berishës i është përgjigjur kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.
“Abuzuat për 8 vite. Mos jini të njëanshëm kur flisnin për luksin”, ka thënë Braçe.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.6%
-
Të gabuar
41.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32
-
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste
1 Tetor, 22:30
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor, 22:18
-
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
1 Tetor, 22:04
-
Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu
1 Tetor, 22:01
-
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
1 Tetor, 21:53
-
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
1 Tetor, 21:43
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor, 21:35
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor, 21:23