TIRANË – Kryeministri Berisha ka njoftuar sot përmes Fb se  ka  pritur  z. Kjetl Tungland, Drejtorin e Pergjithshëm të projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik. “Z.Tungland vlerësoi rolin e Shqipërisë,”- shkruan Berisha në Fb, - “pa të cilin TAP nuk do të përzgjidhej dhe më informoi se në mesin e vitit që vjen fillon ne Shqipëri, ndërtimi i TAP. Një lajm shumë i mirë!

Për Shqipërinë,TAP, pas anëtarësimit në NATO dhe Pavarësisë së Kosovës, përbën arritjen më të madhe strategjike.
 
Me këtë projekt, Shqiperia zgjidh në mënyrë përfundimtare, problemin e energjisë, merr gaz nga një vend mik, ul koston e gatimit dhe ngrohjes për qytetarët e saj si dhe fiton një pozicion të rëndësishëm strategjik në fushën e energjisë në rajon dhe në Europë.
 
 Gjatë ndërtimit të tij dhe gazifikimit të vendit, investohen mbi 1.5 miliardë euro dhe punësohen mijëra e mijëra qytetarë,” – thekson Berisha në shënimin e tij.
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)