Berisha:Nderuat xhelatët e 'Enverit'
Braçe: Ç'i bëre fotot me Vito Kapon?!

Berisha:Nderuat xhelatët e 'Enverit'<br />Braçe: Ç'i bëre fotot me Vito Kapon?!
TIRANE - Dekorimi me Medaljen e Mirënjohjes i Vito Kapos me me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit ka ngjallur debate të shumta politike. Demokratët e kanë quajtur dekorimin e ish-ministres së Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore në kohën e Enver Hoxhës, njëherësh e veja e Hysni Kapos, si një vlerësim që i është bërë eksponentëve të diktaturës. Ndërsa të majtët u janë përgjigjur se me këtë është vlerësuar roli i saj në luftën për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.
 
Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka sjellë në vëmendjen fotot e ish-kryeministri Sali Berisha me Hysni dhe Vito Kapon ish- anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së në vitet e regjimit komunist.
 
 “Po fotot me shoqen Vito e shokun Hysni, çi ke bëre Sali Berisha? I ke? Jo se po si pate ti, i kemi ne! Dhe ato nuk janë bërë sot, por atëherë kur kishte Bllok! Thënë këtë; As që e ngatërroj Vito e Hysni Kapo partizanë antifashistë në Luftën e Dytë Botërore me një vrasës protestuesish si Sali Berisha”, shkruan Braçe.
 
vito kapo sali berisha

Ish-kryeministri Berisha edhe gjatë përkujtimit të 24-vjetorit të lëvizjes studentore të ’90-ës ka shprehur qëndrim ndaj këtij dekorimi. Në forumin e hapur që PD mbajti në përkutim të 8 Dhjetorit Berisha tha se qeveria po nderon ata që a ii quajti “xhelatë” të komunizmit.
 
“Ne që përmbysëm shtatoren e Enverit ne do të përmbysim shumë shpejt bustet e bijve të tyre, të Ramës dhe neobllokmenëve të rinj të cilët kremtuan lirinë me shenjat e hoxhës rehabilituan Hoxhën, dekoruan mbi 1 mijë xhelatë, për të nderuar kohën e etërve të tyre”, tha ish-kryeministri Berisha.
 
Por këtij debati i është bashkuar edhe deputetja demokrate Mesila Doda.
 
“Sot politika është e sëmurë nga një arrogancë e shëmtuar. Kemi njerëz që kanë qenë anëtarë të Byrosë dhe sot nderohen si heronj të kombit. Kjo duhet të marrë fund së bashku me heronjtë e rremë. Për sa kohë kanë kaluar ata kanë nxjerrë vetëm probleme në politikën shqiptare”, deklaroi Doda gjatë një takimi të mbajtur me përfaqësues të lëvizjes studentore të dhjetorit lidhur me ligjin e propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

vito kapo berisha
vito kapo berisha
vito kapo berisha
vito kapo berisha


vito kapo berisha

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë