Berisha: Në 21 janar do e
vrisja Ramën me snajper
Sali Berisha deklaron se ndjen dhimbje për katër viktimat e 21 janarit, por sipas tijgarda bëri detyrën duke zbatuar ligjin. I ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha bëri një deklaratë të fortë kur tha se nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
Sali Berisha deklaron se ndjen dhimbje për katër viktimat e 21 janarit, por sipas tijgarda bëri detyrën duke zbatuar ligjin. I ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha bëri një deklaratë të fortë kur tha se nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën. “
Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës” – u shpreh Sali Berisha.
“Ramën do e vrisja me snajper - biseda me njeriun e Clinton”
Sali Berisha i është përgjigjur gjatë pyetjes se a ka frikë nga drejtësia në Shqipëri. Ai tha se aventurën nuk duhet ta provokosh, por rrezikut s’duhet t’i ikësh. Duke u ndaluar te 21 janari me 4 viktima mbështetës të opozitës, Berisha thotë për herë të parë, se në zyrë i ka shkuar një zyrtar amerikan, i dërguar nga Clinton, që i ka kërkuar të mos shkojë disa ditë në zyrë.
Por Berisha nuk e dëgjoi dhe thotë se kishte urdhëruar snajperat, që të vrisnin Edi Ramën. Ai thotë se gjatë historisë së tij politike, ka vepruar i nxitur edhe nga Kanuni. “Unë e vlerësoj pyetjen edhe është pyetje për mendimin tim fondamentale për cdo politikan dhe për cdo njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku. Unë i përkas qëndrimit të parë dhe jap disa shembuj:
Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshëri unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon “a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha “s’bëhet nami se nuk je”. I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.
“Ti po thua”,- tha, “Shqipëria e shek 19”. “Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon me bë. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë”. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi.
Pse kjo përballje e imja? Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore. Porosia që na jipnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën. Une e pesoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike. Sot eshte jashte cdo lloj dyshimi qe une nuk kam frike, nuk jam trim, por frike nuk kam”", ka thënë ai./TemA/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë
30 Korrik, 12:18
-
Himara zgjedhje më 4 gusht, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt
30 Korrik, 12:04
-
VIDEO/ Edi Rama thyen rekord me gjatësinë, kryeson listën e liderëve botërorë
30 Korrik, 11:57
-
Ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris, KLP mblidhet nesër për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka
30 Korrik, 11:56
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite mblidhet Kuvendi! Spiropali do votohet si kryeparlamentare
30 Korrik, 11:35
-
Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin e tij
30 Korrik, 11:31
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik, 11:30
-
Lushnjë/ U kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)
30 Korrik, 11:28
-
Zëvendësoi Ilir Beqajn, shkarkohet pas 7 muajsh drejtoreshën e SASPAC, hapet gara për zëvendësuesin
30 Korrik, 11:27
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë
30 Korrik, 11:19
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët, dashuria u kalon përmes llogarive
30 Korrik, 11:19
-
Rama batuta me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë, të na japin spektakël
30 Korrik, 11:10