Berisha në Azerbajxhan
kudo me Ali Evsen |
VIDEO2 - Berisha me Ali Evsen
Evsen, dhjetra dërgesa të dyshimta

Berisha në Azerbajxhan<br />kudo me Ali Evsen | <br />VIDEO2 - Berisha me Ali Evsen<br />Evsen, dhjetra dërgesa të dyshimta
Kryeministri Sali Berisha në vizitën e tij në Azerbajxhan ka qenë ngado i shoqëruar nga biznesmeni Ali Evsen, shtetasi turk, me pasaportë shqiptare, i cili ka qenë i arrestuar në Spanjë për pastrim parash. Videot e publikuara në youtube, tregojnë kryeministrin gjatë gjithë kohës pranë biznesmenit .

Evsen u arrestua në Spanjë në 15 qershor 2011, me akuzën pastrim parash, dhënie ryshfeti dhe korrupsion. 50-vjeçari turk u prangos në Madrid bashkë me biznesmenin egjiptian Hussein Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak dhe djalin i tij Khaled Salem. Salemët hetoheshin prej kohësh dhe mbaheshin nën vëzhgim për abuzime me çmimin e gazit që i shitën Izraelit, duke depozituar fitimet në Spanjë dhe nga hetimet rezultoi se Evsen kishte hyrë garant me anë të kompanisë së tij për të nisur paratë në drejtim të familjes Salem në Egjipt. Gjykata e Lartë spanjolle kërkon për lirimin e Evsen garancinë prej 18 milionë euro, ndërsa për biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro. ah/shqiptarja.com/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore