TIRANE- Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, ka deklaruar për agjencinë serbe "B92", se në takimin me kryeministrin Sali Berisha, i ka përcjellë atij ftesën e kryeministrit Ivica Daçiç për të vizituar Beogradin. Duke zbardhur në këtë mënyrë si padashje dhe ftesën për kreun e qeverisë shqiptare për të bërë një vizitë të shpejtë në Serbi, ndërkohë që në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë as që bëhet fjalë për një fakt të tillë, në asnjë gërmë të tij.
Duke bërë të kryer faktin se për të marrë vesh se çfarë bëhet në Shqipëri duhen parë agjencitë e huaja. Sa i përket Panaritit, Mrkiç tha se kryediplomati shqiptar mund të vizitojë Serbinë pranverën e ardhshme. Për agjencinë "B92", Mrkiç tha se ka marrë garanci nga pala shqiptare për hetim të plotë për çështjen e trafikut të organeve. "Mora siguri se ata do të bashkëpunojnë maksimalisht me këtë hetim. Më thanë se parlamenti shqiptar ka miratuar një vendim që detyron administratën dhe qeverinë që të bashkëpunojnë me hetimit për gjithçka dhe kudo", tha Mrkiç.
"B92" thotë se Mrkiç ka takuar edhe përfaqësues të minoritetit serb 'në lidhje me qasjen e partnerëve shqiptarë për të përmirësuar kushtet e jetesës, edukimit, aktiviteteve në vendlindjen e tyre'. Ndërkohë mediat serbe theksojnë se Mrkiç ka kërkuar që Shqipëria e Serbia duhet të vënë në plan të parë çështjet që i bashkojnë e jo ato që i ndajnë. Ndërkohë që në faqen zyrtare të qeverisë shqiptare thuhet se Mrkiç e falenderoi Kryeministrin për mikpritjen e i përcolli përshëndetjet e Presidentit Nikoliç e Kryeministrit Daçiç për të dhe popullin shqiptar.
Ai tha se në këtë vizitë sillte mesazhin e ndjenjave miqësore të qeverisë së re serbe, për popullin shqiptar. Merkiç u shpreh se dy kombet kanë jetuar pranë njëri-tjetrit ndër shekuj dhe do ishte në interesin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe që, raportet bilaterale të bazohen në pjesën më të mirë të marrëdhënieve shumë shekullore. Ministri tha se vërtet ekzistojnë diferenca në marrëdhëniet dypalëshe, por këto marrëdhënie, në të ardhmen, duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta, pavarësisht diferencave.
Nga ana e tij, sipas zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare kryeministri Berisha i shprehu mirëseardhjen ministrit Merkiç e gjithashtu përshëndetjet e tij për Presidentin Nikoliç e kryeministrin Daçiç. Berisha e siguroi ministrin se qeveria shqiptare ka dhënë gjithmonë mesazhin e qartë të bashkëpunimit dypalësh. Aiu shpreh se qeveria shqiptare është e interesuar për një kapitull të ri marrëdhëniesh pozitive mes dy vendeve dhe se një zhvillim i tillë është edhe në interes të rajonit dhe të qëllimit të përbashkët për integrim në BE.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com