Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot se opozita do të nisë mosbindjen civile nëse kryeministri Edi Rama nuk pranon kushtin për qeveri teknike, e cila të organizojë zgjedhjet e 18 qershorit.
Berisha tha nga çadra e protestuesve përpara Kryeministrisë se PD nuk duhet të tërhiqet nga qëndrimi i saj, pasi ndryshe, siç theksoi ai, kostot do të jenë për këtë forcë politike.
Protestën e nisur një ditë më parë përpara Kryeministrisë, Berisha e krahasoi me atë të vitit 1991 kur PD erdhi në pushtet pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit.
"S'ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Kjo protestë është kambana më e fuqishme e alarmit për çdo shqiptar. 4 muaj para zgjedhje nuk proteston kurrë një forcë nëse nuk e konsideron jetike protestën. Ishin gjysmë milionë shqiptar që erdhën në këtë mision dje. Janë në mision të madh. Pra, të gjithë atyre që analizojnë këtë protestë, ju them, të mos harrojnë se shpërtheu katër muaj para zgjedhjeve çka s'ka ndodhur kurrë që nga viti '91 e deri sot.
Në '91 shpërtheu se me kultin e Hoxhës nuk kishte zgjedhje edhe tani me kultin e krimit nuk ka zgjedhje. Është një protestë e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe e një fuqie të pandalshme.
Nëse Rama nuk pranon, PD do ia imponojë që ta pranojë me një këmbë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj. Do zgjedhim gjithsecilën për t'i treguar vendin atij, ediskobarit që nuk tregohet i ndjeshëm ndaj qytetarëve.
Familjarët e mi le të jenë në protestë, janë si qytetarë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë", u shpreh Berisha.
I pyetur për qëndrimin e LSI-së, pasi kjo forcë politike ka zgjedhur të heshtë në lidhje me protestën e opozitës, Berisha tha se çdo forcë politike duhet të zgjedhë krimin ose qytetarët.
“Ky është moment kritik për çdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në anën e krimit, banditokracisë apo në anën e qytetarëve”, tha ai.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'
27 Janar, 20:22
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari
27 Janar, 20:07
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
RTSH hoqi kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Shoqata e Gazetarëve Europianë: Vendim i paprecedentë, të bëhet transparencë
27 Janar, 19:46
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Kosovë/ Kurti pritet me protesta nga simpatizantët e PDK në Skënderaj, hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike: Albin Hajni!
27 Janar, 19:35
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59