TIRANË -  Brenda këtij viti, në dhjetor të këtij viti, ne do të marrin statusin kandidat! Kështu ka deklaruar Kryeministri Berisha sot nga Paskuqani gjatë mitingut elektoral të radhës. Nëse në takimet e tjera elektorale kryeministri ka lënë katërvjeçarin si afat të statusit, sot ai e ka përshpejtuar shumë kohën e marrjes së tij.
 
Më pas, Berisha i është përgjigjuar shprehjes me të cilën e etiketon atë,  kryeopozitari Rama: “gjyshi”

“Z.Rama!”, - tha Berisa. – “Jeta jote personale s’do jetë ndonjëhërë axhendë e imja, por jeta e këtyre qytetarëve shqiptarë, pagat dhe pensionet e tyre, infrastruktura, shërbimi shëndetësor.
 
Ti që ke bërë vitet e jetës sime, axhendë elektorale tuajën, po të them se vitet e jetës sime janë krenaria e jetës sime! Janë bekimi i Zotit! Nipërit dhe mbesat e mia janë urat e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm! Kur i shoh ata, frymëzohem dy herë më shumë për të punuar për të gjithë vogëlushët e Shqipërisë.
 
Me mungesë totale edukate mendon se mund të qortosh tjetrin për vitet e tij. Por mos harro se unë jam mjek. Nuk kam dashur kurrë të merem me problemet, por në fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit. Këtë e di e gjithë Shqipëria.  Por tani që je baba vetë duhet të frenosh të bësh çdo gjë”, - përfundoi ai.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)