Berisha në Fier: Në 4 vjet rroga
minimale 350$, pensioni 150$

FIER - Partia Demokratike ka çelur një miting elektoral në qytetin e Fierit. Marrin pjesë edhe kandidatët për deputetë në këtë qark, Sokol Olldashi dhe Mesila Doda. Por i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

"Edhe 6 ditë na ndajnë nga fitorja, që do vulosë ecjen e Shqipërisë përpara, drejt një vendi të zhvilluar, me infrastrukturë moderne, arsim modern dhe bujqësi të zhvilluar", tha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Më pas fjalën e mori Berisha, i cili u zotua para fierakëve dhe shqiptarëve se "gjatë mandatit të ri rroga minimale do jetë 350 dollarë, rroga e mësuesit dhe ajo mesatare 700 dollarë dhe pension minmal 150 dollarë". Berisha premtoi edhe një varg lehtësirash fiskale dhe sociale për kategori të ndryshme.

KUALIFIKIM FALAS PËR TË RINJTË
"Qeveria do përballojë kualifikimin falas të të rinjve në çdo sipërmarrje"; "Pranë çdo shkolle të mesme do hapen degë profesionale në mbarë vendin". Këto kanë qenë premtimet e reja të Berishës në fushatë për këtë grupmoshë.

"Jam sot për të garantuar çdo të ri, se gjatë mandatit të ardhshëm dyert e universiteteve do jenë të hapura për të bërë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare", shtoi Berisha. Ai ka premtuar se qeveria do paguajë detyrimet e sipërmarrësve për 3 vjet, kur ata punësojnë të rinj. "Do financojmë kualifikimin e të rinjve falas në çdo sipërmarrje, që ju do shkoni. Për të gjithë të rinjtë me profesion do garantojë kredi të buta për vetëpunësim. Pagesa e papunësisë do dyfishohet". Berisha premtoi edhe në Fier 250 mijë vende pune në 4 vitet e ardhshme.

STATUS PËR PENSIONISTËT
“Ftoj pensionistët e Fierit të bashkohen me ne, se 4 vitet që vijnë nuk do të ketë pension nën 150 dollarë”, tha Berisha. Ai shtoi se qeveria do të marrë përsipër 100% të të gjitha shpenzimeve dhe ilaçeve të pensionistëve. Se qeveria do të financojë shërbimin interurban për pensionistët. Berisha premtoi Ligjin “Për statusin e pensionistit”. Qeveria do përballojë me buxhetin e saj 90% të të gjitha shpenzimeve në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve", premtoi Berisha.

PAGAT, PËRGJYSMIM DIFERENCE BURRË-GRUA
“Ne ia dolëm që diferencat e rrogave mes burrave të ulen dhe tani premtojmë se diferenca do përgjysmohet’, tha Berisha. Sistem minipunësimi i grave. Do miratohet ligji për statusin e nënave kryefamiljare.
 
EMIGRANTËT, 5 VJET PA DETYRIME FISKALE
“Ftoj gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri të votojnë PD, sepse bizneset e tyre do të jenë tregje në 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal, e në rast se ata do ndërtojnë fermat e tyre çdo projekt i tyre do financohet me grante”.

NDIHMA EKONOMIKE, +50%
“Garantoj që gjithë qytetarët në ndihmë ekonomike se ajo do rritet 50% dhe se çdo pagesë jo vetëm do indeksohet me rritjen vjetore të çmimeve, por do jetë gjithnjë 2 herë më e lartë se ajo”, premtoi Berisha.

BIZNESMENËT, ULJE TAKSASH
"Ftoj biznesmenët që të bashkohen me projektin tonë. I garantoj për ulje të mëtejshme të taksave, për një partneritet sipërmarrës-publik-privat në të gjithë sektorët, për thjeshtim të mëtejshëm të burokracisë, kualifikim të punëtorëve falas, marrje përsipër të kontributeve për të rinjtë e punësuar për 3 vitet e para dhe punonjës të tjerë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI