Berisha në Fier: Rama s'di vlerën
e rrugëve, heqja e tvsh-rrënon

Berisha në Fier: Rama s'di vlerën<br />e rrugëve, heqja e tvsh-rrënon
FIER-  Nga fshati Roskovec i Fierit kryeministri Berisha i përgjigjet deklaratave të kryesocialistit Edi Rama për NATO-n.  Duke akuzuar opozitën si alternativa e mashtrimit i bëri thirrje  banorëve të votojnë altenativën e punësimit, integrimit dhe jetës më të mirë. Shefi i qeverisë, tha se deklaratat e kryesocialistit Rama për heqjen e TVSH-së, për 5 produktet bujqësore, do të thotë falimentim për prodhimin vendas.

 PD DO MARRE STATUSIN E DO HAPE NEGOCIATAT
Berisha tha se PD do marrë statusin e do hapë negoicatat
“Ju jeni dëshmitarë se të nesërmen e anëtarësimit në NATO organizoi mitingun e protestës dhe vetëm para dy ditësh u deklaroi shqiptarëve se NATO është natë dhe nuk është as bukë as ujë. Dua ti them zotërisë se NATO është liri kombëtare e garantuar përjetësisht, prestigj i madh për shqiptarët, siguri madhore e tyre, investime dhe besim i madh tek shqiptarët. Është vende pune, mirëqënie dhe e ardhme. Mbajti peng statusin për 3 ligje të cilat në fund u detyrua ti votojë.

DO HAPIM 250 MIJE VENDE PUNE
“Këtë vit ekonomia jonë po rritet. Duke ardhur tek ju mora informacionin fundit se eksportet në katër muajt e fundit janë rritur me 21 % krahasuar me 4 vitet më parë. Me rritjen e eksportit rritet punësimi e të ardhurat. "- tha Berisha duke premtuar se në 4 vitet e qeverisjes do të hapë 250 mijë vende pune, dhe argumentoi se ku do të jenë këto vende pune.
“Duam votën tuaj se duam të krijojmë në Fier,Roskovec e në mbarë vendin 250 mijë  vende pune.
-Nëse ne arritëm të marrim 4.2 miliardë dollarë, në 4 vitet e ardhshme do marrim 6 miliardë dollarë dhe do të krijojmë 30 % më shumë vende pune në industri.
-Do krijojmë më shumë vende pune, sespe gjatë viteve të shkuara me grantet tona dhe me investimet u krijuan 100 mijë vende pune.
-Në 4 vite që vijnë do financojmë bujqësinë me 165 milionë dollarë dhe do rrisim me 30 % krijimin e vendeve të punës.
-Ne krijuam Shqipërinë turistike dhe sot ky sektori punëson 150 mijë shqiptarë
-Ne jemi të sigurtë se numri i turistëve do rritet në 7 mln dhe 30 % më shumë shqiptarë do punësohen në këtë sektor.
-Shqipërinë dixhitale që nuk ekzistonte e bëmë realitet për shqiptarët  dhe kjo punëson 13 mijë shqiptarë. Vitet që vijnë do të punësojë 26 mijë.
-Vetëm në 3 projetet gjigande, gazifimi i Shqipërisë, TAP e Kaskada e Devollit punësohen mbi 50 mijë shqiptarë. Kjo është alternativa jonë e punësimit infrastrukturës moderne.

BERISHA: RAMA I PADITUR, RRUGET JANE KRYESORE
Berisha e quajti kundërshtarin e tij të paditur, duke iu referuar sulmeve të Ramës për ndërtimin e rrugëve.
“Padija nuk është kurrë argument, s’ke arritur akoma të kuptosh se rruga më shumë se cdo gjë tjetër është punë e punësim. Sepse ne me ndërtimin e 10 mijë km rrugë punësuam mbi 57 mijë shqiptarë e cdo njeri e di aty ku shkon rruga shkon biznesi, shpresa, ferma, se ndërtuam rrugë u trefishua biznesi. U punësuan në fermat shqiptar mbi 100 mijë shqitpar.
Thotë (Berisha përmend shprehjen e Ramës) i kërkon Berishës shërbim shëndetësor të thotë rrugë
Qeveria ka ndërtuar dhe rindërtuar 400 qendra shëndetësore, 1600 ambulanca në fshatra, por prapë shoku i autobusit rruga është kryesore për shërbim cilësor shëndetësor, dil nga autobusi ta kuptosh se pa rrugë të mira nuk ka shërbim shëndetësor të mirë.
 Thotë (Berisha përmend shprehjen e Ramës) i kërkon Berishës shkolla ai të thotë rrugë
“Ne kemi ndërtuar 1300 shkolla, kemi 3 fishuar numrin e studentëve, por përsëri rruga është shkollë dhe pa rrugë nuk ka cilësi mësimi, s’ka internet. Ndaj do bëjmë gjithçka për infrastrukturën moderne

HEQJA E TVSH PER 5 PRODUKTET BAZE, BERISHA: RAMA DO T'JU SHKATERROJE
Berisha akuzoi Ramën se me heqjen e tvsh për 5 produktet kryesore ushqimore kërkon të nxisë importin nga jashtë ndërkohë që produktet bio të fshatarëve të mbeten stok pa u shitur.
 
"Një mesazh miqësor ndaj jush: vëllezër duhet ta dini se ato që duken larg njëra tjetrës në pamje të parë, ekonomia e politika në të vërtetë nuk ka asgjë më të lidhura njëra me tjetrën
Dhe lidhja më kryesore janë taksat dhe politika fiskale
Shoku në autobus premton se do të heqë TVSH për 5 produktet kryesore ushqimore për qumështin grurin mishin vezën. Ky është falimentin i fermave të tuaja, kjo do të thotë që mishi i Brazilit Argjentinës dhe i vendeve të tjera që prodhohet me kosto shumë më të lirë të vijë këtu dhe me çmime pa TVSH. Të zhdukë cdo interes tuaj për të rritur bagëti për mish.
Kjo do të thotë që qumështi i lopëve që subvencionohet me 3.5 euro e gjysëm të vijnë me vagonë e kontenierë e të bëhet që qumështi juaj të mos shitet asnjë litër për shkak të çmimit, kjo do të thotë që qumështi pluhur të vijë me kontenierë dhe qumështi juaj të mbetet i pashitur. Do të thotë që gruri i Ukrainës, Kanadës të vijë pa TVSH e gruri juaj të mbetet në ara.
Ne zotohemi se do ju mbrojmë ju e prodhimet tuaja do subvencionojmë 3 herë më shumë e do ju japim para në dorë akzicën e naftës, tvsh e të gjitha makinerive inputeve farërave e finadëve që do të blini. Ftoj fermërt të ulet të lexiojnë a ekzsiton mbështetje më e plotë se kjo në 4 vite”

Më pas kryeministri inauguroi fillimin e punimeve për rikonstuksionin  e rrugës Qerret- Karpen të Kavajës

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin