Berisha në Izrael: Njohja
e Palestines saboton paqen

Berisha në Izrael: Njohja <br />e Palestines saboton paqen
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron në Jeruzalem se “Përpjekja e Palestinës për tu njohur si shtet në OKB, sabotoi procesin e paqes.”

Deklarata, e cila është bërë sot në takim me  kryetarin e Knesset, (Parlamentit) Reuven Rivlin është publikuar nga gazeta prestigjioze "Jeruzalem post" në faqen e saj online, ndërsa në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit e këshillit të ministrave këtu në Shqipëri, nuk thuhet asgjë.

“Përpjekja për të anashkaluar Izraelin dhe SHBA është një gabim. Paqja ndërmjet Izraelit dhe Palestinës mund të vijë vetëm përmes negociatave të drejtëpërdrejta të cilat sjellin siguri për të dy shtetet”- citon kryeministrin Jeruzalem Post.

Nga ana e tij Rivlin ka theksuar se Shqipëria është një model dhe shembull kryesorë i një shteti demokratik mysliman.

NJOFTIMI I QEVERISE
Në njoftimin zyrtar zyra e shtypit e Këshillit të ministrave nuk publikon këtë deklaratë, por ndalet në bisedimet e kortezisë, pritjen e ngrohtë e miqësore dhe hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë. Lidhur me stabilitetin dhe paqen në këtë rajon zyra e kryeministrit deklaron se Berisha tha. “Shqipëria vlerëson mbështetjen që qeveria izraelite i bëri deklaratës së Kuartetit (SHBA, Rusi, BE dhe OKB) si një udhërrëfyes me hapa konkrete që çojnë drejtë paqes, si dhe uron që edhe pala palestineze të bëj të njëjtën gjë”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati