TIRANE - “Akt terrorist e prodhuar në studiot e Kristaq Ramës, sipas stilit të grevës së kryetarit të PS-së, ku një piceri e tërë funksionte me tre turne”- kështu është cilësuar greva e urisë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
"Greva në thelb përfaqësonte botën e krimit. Përfshi dhe aktet terroriste në emër të një pushteti që nuk mund të kthehet me metoda të tilla. Unë dua të garantoj qytetarët se mbetem i ndjeshëm ndaj çdo problemi të tyre, sikundër mbetem i hapur për një dialog konstant me qytetarët në interesin më të mirë të zgjidhjes së problemit, por ajo që u zhvillua në studion e Kristaq Ramës, ish skulptorit, ose zyrtarit më të lartë të arteve në diktaturë ishte një parodi e shëmtuar që nuk kishte të bënte asgjë me kërkesat e ndershme e të merituara të të përndjekurve. Ajo kishte një distancë vite larg dhe këtu qëndronte arsyeja që e përkrahin vetëm politikanë që ndajnë trafiqet me ta, dhe pati zero përkrahje nga shtresa e madhe e gjerë e të përndjekurve politikë.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Sipas Berishës greva "ishte një akt i shëmtuar, e paguar dhe e shoqëruar me akte terroriste, ku nuk u përdor dinamiti por benzina, për të djegur të gjallë një njeri me probleme serioze...Dhe ai duhej t'i vinte zjarrin ditën që KE duhej të rekomandonte statusin. Nuk kishte akt më të shëmtuar. Ora e Bushit u tejkalua me jetë njerëzore që duhej të digjeshin të gjallë, vetëm për t’i përlyer shqiptarëve një akt të merituar nga Brukseli” ”- tha Berisha.
PER ASNJE MOMENT NUK DO I KISHA TAKUAR
Berisha deklaroi se në asnjë moment kishte menduar të takonte grevistët të cilët për 31 ditë zhvilluan grevën e urisë, të përfunduar më 22 tetor. Kryeministri përdori gjuhë të rëndë dhe në etiketimin e drejtuesve të grevës apo dhe grevistëve, si trafikantë, mashtrues apo ordinerë.
“Për asnjë sekond nuk më ka shkuar ndër mend të pres apo të kontaktoj sërish ata që pretendonin se ishin përfaqësues të tyre por përfaqësues të trafiqeve. Nuk mund t’i lejoja t’i paraqisin shqiptarëve trafikantë, mashtrues ordinerë të cilët i deklaruan kameras se nuk kishin marrë asgjë ndërkohë që kishin marrë pasuri, para 900 mijë dollarë më shumë se çdo kombinim tjetër, por i kanë marrë mbi bazën e dokumenteve.. Nuk më shkonte mendja t’i takoja. Vetëm të garantoja që të mos I mungonte asnjë ilaç apo kujdes shëndetësor.”
BERISHA: LIRAK BEJKO U KAP ME DROGE
Berisha më pas u ndal tek grevistët dhe koordinatorët e saj duke i etiketuar si “figura kryekëput të inkriminuara, trafikantë të grave e vajzave që ndan trofeqet e tyre. ..Lirak Bejko (Ish i burgosuri i dytë politik i cili u vetëdogj) u arrestua me 30 kg drogë nga policia e Durësit.
GREVA: RAMA I FURNIZONTE ME PICA
Sipas Berisha greva ishte organizuar për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Vizita e tij natën dhe furnizimet që i bënte nga klubi ngjitur, që të gjitha ishin në funksion të asaj karrige që mesaduket nuk do të ulet kurrë..Greva u zhvillua sipas stilit të grevës së Edi Ramës “ku një piceri e tërë funksiononte me tre turne vetëm për grevën dhe unë e përgëzoja.” - tha Berisha
BERISHA: DO DEMSHPERBLEHEN POR NUK PRANOJ SHANTAZH
Kryeministri tha se dëmshpërblimi i ish të burgosurve politikë është detyrim madhor por në mënyrë kategorike nuk pranon shantazhin e askujt. “Qeveria ndjek me shqetësim çdo shqetësim të qytetarëve, por në mënyrë kategorike nuk pranon shantazhin e askujt, dhe nuk mund t’i shërbejë akteve terroriste përveç rreptësisë së ligjit. Qeveria do të bëjë gjithçka për të dëgjuar zërin e të përndjekurve. Amendamente të tjera janë dërguar në parlament dhe ato janë shumë të drejta . Qëndrimi ndaj të përndjekurve dhe dëmshpërblimi është detyrim madhor moral e ligjor ndaj tyre”- tha Berisha duke shtuar se dëmshpërblimi do të bëhet sipas ligjit “Sikundër do shtojmë dhe kategoritë e tjera, dhe brenda vitit 2017.
BERISHA: AS RAMEN SE NDALOVA TE HYNTE NE GREVE, POR NUK HYRI
Kryeministri përsëriti sërish qëndrimin e tij se nuk do të përsëriste gabimet e shkuara për të ndërhyrë në ndërprerjen e grevës, madje kujtoi se dhe kërcënimit të Edi Ramës se do hynte në grevë urie në 2010 I ishte përgjigjur: Mirëse të futet
“Rruga më e gabuar është greva e urisë. Shumë vite më parë i kam quajtur barbari dhe e padrejtë, por kam gabuar. E drejta duhet të respektohen dhe as nuk i kam ndërprerë dhe as nuk do të ndërpriten. Do respektohen, vetëm duhet të sigurohen që terroristët të mos i vënë flakën për hir të pushtetit. Isha i gatshëm të pranoja dhe grevën e urisë së Edi Ramës, kur kërcënoi në Bruksel se do të futem dhe unë në grevë dhe nuk dal më i gjallë. Urdhëro, i thashë, e hajde ke një dhomë në kat të parë në kryeministri por nuk u fut”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com