Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar sot (28 prill) se po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia të Spanjës.

Ky angazhim vjen jo vetëm në kulmin e fushatës elektorale, që prej dy ditësh pothuajse e ka “braktisur” me dalje të rralla publike, por edhe në mes të ‘ciklonit’ që ka shkaktuar publikimi i kontratës së lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental”, që ka ngritur dyshime për rrethanat dhe mungesën e transparencës së saj.

Vetë Berisha ka postuar një video në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, ku njofton se që pas dorëheqjes së tij në vitin 2013 si kryetar i PD-së, ky ishte rikthimi i parë.

“Sot rikthehem, në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane”, shkruan Berisha në rkah të videos.

Në nisje të saj ai sqaron se:

“Spanja, Madridi, ishte vendi ku unë mora pjesë për herë të fundit në Kongresin e PPE-ve, pasi kisha dhënë dorëheqjen. Sot rikthehem, po në Spanjë, për të marrë pjesë pas rikthimit në Kongresin e Partive Europiane”.