Berisha në kongresin e PPE:
Rama pengoi integrimin

Berisha në kongresin e PPE:<br />Rama pengoi integrimin
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur në Kongresin e 20 të Partive Popullore Evropiane (PPE), ka fajësuar opozitën për refuzimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë nga KE.

Berisha theksoi se opozita humbi zgjedhjet lokale, ndërkohë që lideri i tyre nuk pranoi të dorëhiqej.

“Në gjithë jetën politike si njeri i lirë mendoja se Europa përbëhej nga qendra e djathtë, por edhe alternativa e saj ka qenë e rëndësishme, ndaj mendoj se socialistët europian, kur respektojnë ligjin janë të nderuar. Lideri i opozitës nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partisë së tij,duke mos respektuar atë të jepte dorëheqjen. Opozia pasi humbi zgjedhjet lokale me diferencë të madhe ajo pranoi saktësisht atë që unë ofrova për dy vjet rresht, por ata nuk pranuan kurrë të votojnë asnjë reformë evropiane. Dështimi i marrjes së statusit të kandidatit erdhi si pasojë e qëndrimeve të opozitës. Opozita nuk votoi në Kuvend ligjet që kërkonin 3/5 e votave” u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për situatën politike në vend dhe theksoi se në këto 20 vite vendi ka ndryshuar shumë dhe ka një ekonomi në rritje dhe solide.

Kyeministri do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e 20 të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor. Kurse më datë 9 dhjetor Berisha do të takojë Kryeministrin fracez Francoise Fillon. Kongresi 20 i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg