Berisha në Konventën për Rininë:
Mosha jonë e lirisë, e njëjtë

Berisha në Konventën për Rininë:<br />Mosha jonë e lirisë, e njëjtë
TIRANE - "Nuk kam moshën tuaj në vite, por jam bashkëmoshatar në liri. Mosha jonë e lirisë është e njëjtë". Me të tilla fjalë i është drejtuar kryeministri Berisha, të rinjve të mbledhur në Konventën e PD-së për rininë në Tiranë.  I pritur mes ovacionesh të fuqishme, Berisha tha:

"Dua t’ju rrëfej se në ditë më të zeza të diktaturës, isha i bindur se në forcën tuaj do të përmbysnit diktaturën se do çelnit për shqiptarët rrugët e lirisë. Unë jam dëshmitar në 20 vite, të gjitha reformat e mëdha të këtij vendi kanë firmën dhe mundimin tuaj, vizionin tuaj të shkëlqyer. Gjatë këtyre javëve së bashku kemi diskutuaKonventa e PD-së në kuadër të fushatës elektorale po zhvillon sot në pallatin e Kongreseve një takim me të rinjtë ku pritet të flitet për të gjithë projektet që Partia Demokratike iu premton të rinjve pas zgjedhjeve të 23 qershorit".

BERISHA: NE 23 QERSHOR, SE BASHKU DREJT FITORES

"Vij sot në këtë konventë më mirënjohës se kurrë ndaj jush", - tha Kryeministri. - "Kemi zhvilluar së bashku një dialog, më të gjatin në histroinë tonë, dialog për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë, për punësimin tuaj, për jetën tuaj, për integrimin e Shqipërisë. Vij sot tek ju për t’ju siguruar se ndonëse unë nuk kam moshën tuaj, në zemrën time unë ndjej çdo gëzim tuajin, cdo dështim tuajin. Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat tuaja, përkushtimi im është vizioni juaj. Ja përse unë ndjehem gjithmonë bashkëmoshatar me ju, i vendosur t’ju ndjek ju deri në shdërrimin e ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri. Mosha jonë e lirisë është e njëjtë.

Së bashku do bëjmë çdo gjë që dija, që mësimi, që studimi të jetë plotësisht i përshtatu me tregun. Këto muaj në takimet me ju kam takuar të rinj të shkollimeve më të larta, kam takuar të rinj që u kthyen nga shkollat më të larta në botë të punojnë në Shqipëri. Takova të rinj biznesmen, që bënin projekte. Takova dhe të rinjtë e papunë, që mezi prisnin që dijet e tyre ti vinin në shërbim. Jam para jush për tu zotur se unë së bashku me ju do bëjmë gjithçka për punësimin tuaj. Ne do bëjmë çdo gjë që çdo i ri të ketë bekimin zotit, të ketë punën dhe të shpalosë talentit e tij".

"PROGRAMI I LIRISE ESHTE AI I PAPUNESISE SE QYTETAREVE"

"Në Shqipëri, programimi i lirisë së qytetarëve shënoi uljen e papunësisë", - tha Berisha. - "Shtroni dhe pyetjen tjetër. Sa vende pune u shpëtuan nga shkatërrimi duke mbrojtur shqipërinë nga kriza. Më lejoni t’ju garantoj ju se papunësia e të rinjve është brenga jonë shpirtërore. Katër vitet që vijnë do jenë vitet e punësimin më të madh të të rinjve në historinë e vendit. Së bashku hoqëm çdo lloj detyrimi për çdo të ri të punësuar. Së bashku trefishuam studentët në shkollat tona. Po krijojmë sisteme mikrokreditimi për çdo të ri shqiptar. Do të bëjmë që talenti juaj të shpaloset me forcën më të madhe. Nuk kam sot asnjë këshillë për t’ju dhënë se ju jeni të mëncur dhe siç e dini, unë në fushata marr opinione. Por kam një kërkesë: Ta doni gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Askush tjetër në shumë se ju në historinë e këtij kombi nuk ka dëshmuar dashuri më të madhe. Deri ditën e fundit të jetës time nuk kam për të harruar thirrjet që ushtojnë nga zemrat tuaja: “E duam Shqipërinë si Europa”.

SHQIPERIA E VITEVE 90, VITE DRITE LARG SHQIPERISE SE SOTME"


"Shqipëria në vitin ‘90 ishte vite drite larg Shqipërisë që ju keni ndërtuar dhe keni sot", -theksoi kreu i Qeverisë. - "Ajo ishte Shqipëria e mjerimit më të thëllë, e braktisjes masive. Kurse sot Shqipëria juaj është Shqipqëria e cila në 21 vite ka rritur prodhimin e brendshëm. Njëmbëdhjetë herë është rritur më shumë dhe më shpejtë se çdo vend tjetër mbi tokë. Shqipëria sot është Shqipëria e NATO-s, e qytetarëve që lëvizin të lirë në Europë. Po ndërton sistemin e shqkëlqyer të hidroenergjisë. Shqipëria është krejt tjetër. Por kjo nuk është Shqipëria e ëndrrës tuaj më të fortë, është Shqipëria e Bashkimit Europian. Shqipëria e porteve dhe autostradave, e nivelit të lartë të jetesës, e shkollave dhe universiteteve. Përsëri kjo nuk është Shqipëria që është në ëndrrën tuaj. Atë do ta ndërtojmë 4 vitet që vijnë së bashku. Unë së bashku me ju do shkojmë drejt fitores së shkëlqyer, fitores së 23 qershorit, fitore që do rikthejmë uraganin e vitit 1992, fitore që do ta shndërrojë Shqipërinë në vend të zhvilluar, në vend të teknologjisë më të lartë".

TOPALLI: TE RINJTE DO REALIZOJNE NDRYSHIMIN E SHQIPERISE


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha në fjalën e saj se "sot jemi më shumë se asnjëherë tjetër, kemi më shumë besim se asnjëherë tjetër, sepse ne e duam Shqipërinë. Dhe ju do realizoni ndryshimin e Shqipërisë ndërkohë që Berisha ka rritur disa herë buxhetin për arsimin. Nga ana tjetër, Rama i thoshte studentëve dhe mësuesve “JO” për çdo gjë. Personi i vetëm për të cilin shqetësohet është vetëm vetja e tij. Rama nuk është se thjesht ka votuar kundër çdo ligji. Ai në tërësi kundërshton dhe sulmon arsimin, mësuesit, të rinjtë, pedagogët. Jo vetëm që ky nuk respekton edukimin, por nuk ka as kurojon të thotë të vërtetën mbi të.  Sipas tij, analfabetizmi është 15 % sot. Kjo është vetëm panoramë e vendeve të treta dhe jo e Shqipërisë. Kjo nuk është Shqipëria e botës së tretë, është Shqipëria e vërtetë, është Shqipëria që ne ndryshojmë çdo ditë. Edhe pse ne kemi patur shumë kritika për Partinë Socialiste në vitin 2005, ne nuk kemi thënë kurrë që analfabetizmi ka qenë i lartë. Sipas Edi Ramës fëmijët nga 7 deri në 14 vjeç janë analfabetë. Rama nuk ka respekt as për mundimin dhe as për djersën e të rinjve.
Ju jeni gjenerata më e motivuar dhe talentuar. Kur ju keni zgjidhje ju mund të veproni si të rinjtë europian. Ju po ngrini shkallat e karrierës. Po ndërtoni karriera për të cilat edhe ne ndjehemi shumë krenarë. Nuk do lejojmë asgjë dhe askënd që t’ju bëhet pengesë. Unë e di që në 23 qershor, ju që besoni te Shqipëria do të votoni për ndryshimin sepse ju jeni ndryshimi dhe e ardhmja. Ju jeni ajo që ne besojmë. Ëndrra juaj është premtimi ynë".

BASHA: RAMA ZGJODHI AMBICIEN PERSONALE PARA TE RINJVE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha: "Ne besojmë se liria është e drejtë themelore e çdo qytetari shqiptar. Ne dëgjojmë shumë premtime për të rinjtë dhe një prej tyre është ish-kryetari i bashkisë. Ai kishte çdo mundësi për ta bërë Tiranën qytet europian. Por ai bëri një zgjedhje tjetër, zgjodhi të fokusohej te ambicia personale, dhe kjo është arsyeja që qytetarët e refuzuan me votë. Në 11 vite ish-kryetari mund të zgjidhte të dëgjonte zërin e të rinjve por zgjodhi mos ta bënte këtë, mund të gjente zgjidhje të përmirësonte jetën e të rinjve. Ai zgjodhi ambicien dhe pushtetin personal dhe sërisht po ofron të njëjtën zgjëedhje. Por gjërat kanë ndryshuar. Ne nisëm projektin për mikrokreditim e të rinjve, shumë të rinj përfituan nga programi ynë.

Hartuam planin e zhvillimit urban të qytetit, po punojmë për të rehabilituar qytetin e vjetër, po punojmë për të krijuar më shumë vende pune dhe ambjente për tu argëtuar. Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioritetin numër një të Partisë Demokratike. Kjo ishte zgjedhjea jonë, ish-kryetari po kështu bëri zgjedhjen e tij. Premtimet e pa mbajtura nuk harrohen. Ju meritoni më mirë. Ngriheni zërin tuaj, zgjidhni një të ardhme më të mirë, zgjidhni Partinë Demokratike, zgjidhni Sali Berishën".

VORPSI: RAMA I QUAN TE RINJTE SHQIPTARE OBEZE

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, iu drejtua të rinjve me fjalët: "E dini që Edi Rama përçmon shumë njerëz në shqipëri. Ai e bën këtë nga nervozizmi që ka. Sekretari i tij për rininë i ka quajtur të rinjtë obezë, Rama nuk duron dot as të rinjtë e partisë së tij. Rama nuk ka një paln për rininë, ai thyen përpjekjen e të rinjve për të ndryshuar të ardhmen. Ai nuk skuqet nga këto që thotë.  E keni dëgjuar ndonjëheë Ramën të flasë për të rinjtë, për përpjekjet e tyre? A ka dëgjuar ndonjëherë rama se të rinjtë ecin përpara dhe marrin përgjegjësi. E vetmja e ardhme që i intereson Ramës është të marrë karriken e kryeministrit. Ai interesohet vetëm për veten e tij ndaj nuk e pëlqen faktin që të rinjtë gjenden pranë Partisë Demokratike sepse kjo parti ka projekte për rininë".

Ora 17:25 MAJLINDA BREGU: RAMA NJEH VETEM DHUNE, VOTONI INTEGRIMIN E VENDIT


Në vijim të konventës, fjalën e ka marrë Majlinda Bregu. Ajo e ka cilësuar rastin e dhunës së z. Edi Rama me ambasadorin shqiptar në Austri një turp. Sipas saj, Rama në politikën e tij njeh vetëm dhunë dhe nuk është mirë që ofendon diplomatët shqiptarë.  “Nëse ju pëlqen programi ynë bëjeni like, bëni like dhe share të ardhmen dhe jo bllokimin e vendit”, tha Bregu për të rinjtë.

Konventën e hapi sot, Kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.  “Mundësitë për të rinjtë janë të panumërta, Berisha bëri të mundur lëvizjen e njerëzve në Europë, udhëheq Shqipërinë në integrim europian derisa secili prej jush të shkollohet”, tha Bogdani që në krye.

Redaksia online
(ad.ti/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë