Berisha në Mal të Zi
takon presidentin Vujanoviç

Berisha në Mal të Zi <br />takon presidentin Vujanoviç
PODGORICË – Kryeministri Berisha është takuar gjatë vizitës së tij në Mal të Zi me drejtues të lartë të shteti fqinj. Gjatë takimit me presidentin malazez, Filip Vujanović është vlerësuar kontributi i shqiptarëve në zhvillimin e këtij vendi.
Sipas njoftimit zyrtar, Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin Vujanović se qeveria shqiptare do të vijojë ta mbështesë fuqishëm antarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e vlerësuar këtë antarësim si plotësisht të merituar, por edhe si interesi më i mirë i NATO-s, kahu jug - lindor i të cilës do të bëhet më i plotë me anëtarësimin e Malit të Zi në këtë Aleancë. Në takim u ripohua vullneti i palëve për të vijuar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në shumë fusha, si infrastrukturën rrugore, nismën për autostradën Adriatiko-Joniane, projektin për lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës, si dhe projekte të përbashkëta turistike, veçanërisht për turizmin malor, për t’i paraqitur alpet si një destinacion jashtëzakonisht tërheqës për turizëm e investime në të dy vendet.
Nga ana e tij, Presidenti Vujanović vlerësoi progresin e rëndësishëm dhe arritjet që ka shënuar qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe, të cilat e kanë transformuar dhe shndërruar Shqipërinë në një destinacion shumë tërheqës për investime të huaja, si edhe për turistët.
Në takim, dy personalitetet diskutuan edhe lidhur me zhvillimet në rajon. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që Mali i Zi i ka dhënë në vijëmësi çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe njohjes së Republikës së Kosovës duke e konsideruar atë si një kontribut në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. “Pavarsia e Malit të Zi dhe e Republikës së Kosovës e ka bërë Rajonin e Ballkanit më të lirë se kurrë”, theksoi kryeministri Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ