Berisha pritet të ketë takime të veçanta edhe me Presidentin e Maqedonisë, zoti Gjorgje Ivanov, Kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, si dhe me kryetarët e partive shqiptare, kryetarin e BDI-së, zotin Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, zotin Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së, zotin Branko Cervenkovski.
Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë. Kryeministri Berisha do pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, Kryeministri do tė vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore ku do ti jepet dhe
Çmimi Ndërkombëtar Për Lidership. Me këtë rast, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet auditorit, me një fjalë.
(s.g/shqiptarja.com)