Berisha në Norvegji
takon Jens Stoltenberg
Kryeministri Berisha u nis dje, për një vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë. Ai do të takohet dhe zhvillojë bisedime me homologun e tij norvegjez Jens Stoltenberg, pas të cilës, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
TIRANE-Kryeministri Berisha u nis dje për një vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë. Ai do të takohet dhe zhvillojë bisedime me homologun e tij norvegjez Jens Stoltenberg, pas të cilës, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
"Kryeministri Berisha do të ketë një audiencë me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin e Kurorës Haakon Magnus si dhe do të zhvillojë takime me Zëvëndëspresidentin e Parlamentit zotin Per-Kristian Foss dhe me përfaqësues të delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës."- njofton zyra e shtypit e kryeministrise.
Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë vizitë, nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare, kryesisht në fushën e energjetikës dhe të teknologjisë së informacionit. Sëbashku me ta, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, të organizuar nga shoqatat norvegjeze që përfaqësojnë bizneset e hidro-energjetikës dhe teknologjisë së informacionit. Kryeministri do t’i drejtohet Forumit me një fjalë prezantuese të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformave ekonomike e fiskale të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht, në potencialet e mëdha që ofron Shqipëria dhe klimën tepër të favorshme për investimet në vend. Kryeministri do të ftojë sipërmarrësit norvegjezë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar se çdo projekt i tyre këtu do të jetë një histori suksesi për ta. Në këtë kuadër, Kryeministri do të takohet me përfaqësues të bizneseve të mëdha norvegjeze që kanë investuar apo kanë në synimet e tyre të investojnë në Shqipëri, si Statkraft, Statoil, Hydroplan Green World, Pasco energy, Westcon Technology, Accenture, Alarga, GIEK etj.
Zyra e shtypit nuk jep asnjë njoftim për aksidentin e ndodhur dje pranë Rinasit, kur një nga makinat e eskortë së kryeministrit humbi kontrollin e doli nga rruga. Për pasojë u plagos shoferi.
(
s.gera/shqiptarja,com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26